Burg në mungesë- Poezi nga Elda Jorganxhi

Poezi nga Elda Jorganxhi

Bredh në mbremjet e një bote të thyer,

me gjakun e shpresave lyer.

Dhe endem brigjeve të dhimbjes,

me revoltën e mosbindjes.

Acari i shpirtit ngrin  ëndrat e cmendura,

ngrin retë  e frikrave te dëndura.

Tërhiqem nga luftrat e mia të heshtura.

Burg ne mungesë

për shpirtin që qan me dënesë.

Inat i tërbuar shpërthen ne  askund,

zemra e brengosur sa  mu shkund.

Përplasem me vetminë që më rrënon,

malli per jetë  më kafshon.

Shpresat më janë zemruar,

se harresën pata besuar.

Burg në mungesë

për shpirtin që më qan me dënese.