Poezi nga Elda Jorganxhi

Bredh në mbremjet e një bote të thyer,
me gjakun e shpresave lyer.
Dhe endem brigjeve të dhimbjes,
me revoltën e mosbindjes.
Acari i shpirtit ngrin ëndrat e cmendura,
ngrin retë e frikrave te dëndura.
Tërhiqem nga luftrat e mia të heshtura.
Burg ne mungesë
për shpirtin që qan me dënesë.
Inat i tërbuar shpërthen ne askund,
zemra e brengosur sa mu shkund.
Përplasem me vetminë që më rrënon,
malli per jetë më kafshon.
Shpresat më janë zemruar,
se harresën pata besuar.
Burg në mungesë
për shpirtin që më qan me dënese.