
“Pejsazh urban, mjeran”
Te nëntëkatëshet hajnë dardha
Disa “kapërdina t’bardha”
Marrin poza, “old vintage”
Dhe lyer me makiazh.
Disa të tjerë të “Bar Evropa”
Duke parë “lajmet nga bota”
Kafe t’shkurtër, makiato
Byrektore dhe “gelato”.
Komunistë turi muzhikë
Bëjnë gjeopolitikë?!
Thonë këta: “Fanar ndriçues”
Edhe dalin me përgjues?!
Me gjizë t’prishme dhe vaj palme
Këtyre është për t’i bërë dalje
Të ngrehur të motivuar
Mëndjempirë t’indroktinuar.
Pak më tutje të droguar
Dy të rinj mëndjetrazuar
Ishin trullosur me bar
Morën ushqimoren mbare.
Reçel fiku, makarona
Shumë uri për dy persona
Çfarë pejsazhi në Tiranë
Një pjesazh urban, mjeran.
.
.
.
.
.
Dritan Mardodaj
.
.
.
2025,tetor
.
.
.
#dritanmardodaj#poezi#satirë#sarkazëm