Letra dashurie-Gladiola Jorbus

Letra dashurie

Kur babai i shkruante
nënës nga larg,
terri i natës
shndriste mbi varg.
Letrat vallëzonin
si tinguj në erë.
Prej tyre dimri
frymonte pranverë.
Ëndrrat buzëqeshnin
mbi germat e arta.
Dhe foshnjet çelën
nga zemrat e zjarrta.
Mbi letrat e tretura
ku koha fle.
Dashuria mbeti
përgjithmonë e re.

Borås, 11 tetor 2025