Plumbi i zi i fatit qëlloi kalendarin…Shyrete Demaj

Plumbi i zi i fatit qëlloi kalendarin
në datën 10 të vjeshtës së dytë
Dielli uli flamurin në gjysmështizë,
e shtiza ngulet thellë në syrin e tokës.
Dhimbja më, nuk kish dhimbje,
loti më, nuk kish lot.
Koha xhironte sekuenca imazhesh të filmit të tetorit “Po sikur e ardhmja të mos vijë?”
Qiellit re të zeza në brendësi rozë,
e shpirti strukur në errësirë
qiriu i lagur lotësh nuk ndizet…

Errësira lindi xixëllonja shkronjash
në fletë të bardhë shpirti..