
A ke dashuruar ndonjëherë si unë
Ku netë të tëra të kalosh pa gjumë
As bukë s’ke ngrënë as ujë s’ke pireë
Çdo orë që kalon bëhet më vështirë
Të ecësh rrugëve e të mos jesh kërkund
Të hedhësh hapa dhe sikur bje në fund
Dhe midis të qeshurave të ndihesh i rrënuar
Dhe nëpër biseda të ndihesh i paftuar
Çdo ngjyrë përreth të të duket shpëlarë
Të fshehesh mes syzesh sytë që kanë qarë
Me njëfarë buzëqeshje të fshehësh vetminë
Asgjë e bukur mos ta heq mërzinë
A ke dashuruar ndonjëherë si unë
Të mos duash veten po tjetrin më shumë
Kërkon një shkak ti flasësh, se je i zënë në faj
Vetëm që të gjendesh në këmbët e saj
Këto dhe sa të tjera, mos ti dish më mirë
Vuajtje që dhëmbin veç për një dëshirë
Të jesh njëherë zot i qiellit të saj
Por që kurrë su bëra dreqi të më hajë
Ndaj duaje Atë që qave lot më lot
Ndonjëherë si kashta marrim ashtu kot
Jeto për të çdo çast se , si dihet asnjëherë
Ndodh që shpirtrat ikin e fluturojnë me erë…
Arjana Fetahu Gaba
#everyonefollowers#everyone#follower#explorepage#followforfollowback