S’më bën dora ti fshi emrat tuaj-Tahir Boçi 

Tahir Boçi 

S’MË BËN DORA Tİ FSHİ EMRAT TUAJ

Më ikët herët shokët e mi,
Zemra në heshtje për ju mban zi,
Ka raste që unë edhe “harroj”,
Bëhem gati t’ju telefonoj.

Numurat e kontaktit ende i ruaj,
S’më bën dora ti fshi emrat tuaj,
Si simbol besnikërie le të jenë,
Midis,kujtime të bukura flenë.

S’kam për t’ju harruar miqësia ime,
Në shkëmb kemi shkruar kujtime,
Në qiell kur ne të jemi takuar,
As dielli s’ka për të perënduar.

Shpesh nëpër ëndërra takohemi,
Si fëmijë të lumtur gëzohemi,
Për ca çaste ëndërr më duket realiteti,
Pas zgjimit tek mua zhgënjimi mbeti.

Sa herë mbrëmjen pres me padurim,
Dhe me ëndërra shpirti gjen shërim,
Si motra e vëllezër të bëhet shoqëria,
E mbrujtur nga respekti e çiltërsia.