
ΛΕΥΤΕΡΗΣ ΣΙΩΜΟΣ
ΗRISTOS BALABANIDHIS-HAP PAS HAPI( ΒΗΜΑ ΒΗΜΑ)
Τë gjitha sonte ligjërojnë ,të luten,të ftojnë ,që të kthehesh thërrasin
Sa jetuam ne dje,si muzika i ndjej, plot me mall më përqafin.
Sot gjithçka ligjëron, për momentet tregon që një jetë mbeten..
Sërish puthjet lakmoj e të fshehtat kërkoj, që i more me vete.
Hap pas hapi ,ndjej sërish se do kthehesh
Si një dallgë do më përkëdhelësh
Të njëjtën ngjyrë do kenë mbrëmjet e vona
Gri gjithmonë dhe ti s’ erdhe akoma.
Çfarë çaste të bukur përreth të të ndjej,t’ jesh e imja frymë,
Të më qeshësh sërish dhe për jetën të dish,unë as pipëtimë..
Çfarë çastesh të bukur sërish shtëpisë bashkë,të hysh të barasësh ,
Puthje të më dhurosh,gjëra pak të kërkosh,me shumicë të marrësh.
Hap pas hapi….
Përktheu: Lefter Shomo 735 h.b.α.