Liljana Ndoni


KUR E KALUARA PËRCILLET
Heshtia treti dhe mbuloj gjurmët e këmbëve ndër arat e mjera,
Vit mbas viti, u shndërrua në një tabllo abstrakte pa hyrje e dalje,
Koha moderrne e veshi në modë me kostum ferrash të shqyera,
Dhimbja ra si pjergull, arat e qëndisura u kthyen në djerrë e mbetje,
Reliket e ndryshkura qëndrojnë me pluhur si në një muze prej lashtësie,
Të zëna si në faj ndihen të tepërta, të papërdorura ,jashtë mundësie ,
Më djeg kjo pamje,kjo katraurë, tokë e plakur ka humbur moshë rinie,
Dhimbja ulet e mbështjellë me pluhurin ,e prek të sjellë atë kohë nostalgjie.
-E moj kostër sa e mundimshme ishe mi bëje brinjët fizarmonik!
-Ah moj kazëm një jet të tërë të shtërngoja duarve ,me kallot u bëre mik!
-Ja dhe kjo pompë ,sa e sa kuintalë ngarkuar mbante kjo shpinë!
-Ja dhe ti drapër më bëre me muskuj ,për të ngritur sot pleqërinë!,
Nuk ju zemërohem miket e mia,jeni pjesë të jetës time,
Ju flisnit me mua ,gëzimi punës më largonte çdo lodhje e mundime,
Erdhi koha të dashurat e mia,ju të pushoni, unë do vijë t’ju vizitoj,
Kohët ,dhe unë kami ndryshuar, fuqitë s’janë gjithmonë njësoj..
L,Ndoni Genova IT