Genta Kaloçi

Jam apo s’jam; Një iluzion i asaj që mendoj se ekzistoj!
28 MARS 2018
Jam hiç, por edhe s’jam hiç,
di asgjë, por edhe s’di gjithçka,
kam, por edhe s’kam,
s’kam, por as nuk më mbarojnë.
Shaj mbarë e prap,
por edhe më shajnë pa kusur.
Gjaku më vlon në vena më shumë se kurrë.
Lum unë që di ç’jam e çfarë nuk kam.
Kundërshtari qoftë poshtë nesh deri në infinit!!
Ti shkelim me këmbë,
na puthshin thëmbrat në pafundësi
e drejta gjithmonë triunfon!
A mund të jesh më i madh se infiniti?
Kurrë
A mund të përcaktosh infinitin?
E pamundur
A ka sasi infiniti?
Qesharake
A ka njësi matëse infiniti?
Duket sikur ka, por humbet në pafundësinë e tij.
Ashtu jam Unë,
kurrë e pamundur,
Në dukje qesharake,
por humbet në pafundësinë time,
në këtë dimension
ndërthurur mes koncepteve
kohë, pare, padrejtësi
përballë ca kopilave të farës kafshërore
me rroba që ecin në dy gjymtyrë.
Jam, apo s’jam!?
ekuacioni nuk ka nevoj për matematicien,
por për qënie me zemër luftëtari dhe llogjikë të thjeshtë!
Jam apo s’jam, jam iluzion i asaj që mendoj apo jam ajo që vërtet ekziston?
Çfarë është realja në dimensionin e vërtetsisë?
Një kokrrizë rëre në shëmbëlltyrën shumëdimensionale të gjithësisë.
Në sa dimensione mund të ekzistoj negativiteti,
ligësia dhe nënproduktet e saj.
Në sa botë, dimensione, forma transferohet ligësia dhe si ndërvepron me ne, ndaj nesh, brenda dhe përtej nesh.
Pa kopilat e ligësisë nuk do të kishte botë dhe as nevoja për të vlerësuar mirësinë në dimensionet e saj.
Prandaj, mirnjohje kopilave, çirakëve të ligësisë se pa ta nuk do kishim mundësinë të njihnim, ndërtonim, krijonim vetveten nga hiç asgjëja prej së cilës vijmë duke u rritur e ndërgjegjsuar në qënien njerëzore të cilën mundohemi të prekim!
Mirnejohje ligësisë, se pa të nuk do ishim këta që zgjodhëm të Jemi!