Jam gjithmonë ai personi që ofroj diçka të mirë… Migel Flor

Migel Flor

Jam gjithmonë ai personi që ofroj diçka të mirë…

Prozë poetike

Nuk e di ndryshe.

Zemra ime nuk njeh heshtje kur sheh trishtim,

as duar që nuk zgjasin,

as sy që kthejnë shikimin tutje.

Unë ofroj dritë, edhe kur vetë kam errësirë.

Fjalë të buta, kur brenda meje fryjnë erëra të forta.

Një buzëqeshje, kur malli më vret si thikë.

Sepse kështu di të jetoj, duke dhënë, jo duke llogaritur.

Njerëzit ndonjëherë e ngatërrojnë këtë me dobësi.

Por s’është.

Është forca për të mos u bërë si bota që më rrethon.

Është besimi se edhe një pikë mirësi

mund të shpëtojë një shpirt nga rrëzimi.

Jam ai njeri që ofron diçka të mirë,

edhe kur bota s’e meriton.

Sepse në çdo gjest, në çdo fjalë,

lë një copëz nga vetja,

atë copëz që e mban njerëzimin gjallë.

Migel Flor

(Laura-Laura)

17.10.2025