Diturije Dalipi)

Le të dëgjohet zëri im
Kudo që gjendet shpirti im
Le ta dëgjojnë edhe zogjtë e malit
O ju njerëz, më dëgjoni
Me armikun mos më krahasoni
Dëshmorët ranë që ju të jetoni
Zërin tim edhe trimat t’i kujtoni.
Mos mendo se pate fat,
Në këtë botë se jeton më gjatë,
Më mirë të kisha rënë dëshmor
Se të mbaj nderin tënd në dorë!
Dikush luftoi e ra dëshmor
Në fushë nderi e pushkë në dorë
Me fjalë lirie, mbi buzë uri
Për brezin tonë, të shtrejtën Liri.
Zëri im deri në zemër le t’ju shpojë
Gjaku i derdhur le t’ju mallkojë
Lufta me armikun nuk është lojë
Në atdheun tim kurrë s’i lejoj!
Diturije Dalipi
Tetor ,2025