Mjafton -Enough-Ariel Bella

Mjafton të ujisësh një lule,

të shohësh si ajo merr jetë,

ashtu dhe dashuria të jep krahë

e të çon të fluturosh tek retë.

Mjafton një zë të dëgjosh,

të ndjesh dhimbjen që fsheh,

e do shohësh si bota e tërë

shtrihet e qetë para syve të tu.

Mjafton të hapësh krahët,

të përqafosh një fëmijë,

do ndjesh aty në gji

gjithë dashuritë e botës në një.

Mjafton të thuash “të dua”,

edhe një zog në fluturim do ta mësojë,

se dashuria është krijuar

bashkë me njerinë.

Mjafton pak guxim —

të duash botën e tërë,

e do kuptosh se ajo

është sa një grimcë rere.

Enough

It’s enough to water a flower,

to watch it come alive,

for love gives you wings

and lifts you to the sky.

It’s enough to hear a voice,

to feel the pain it hides,

and you will see the whole wide world

unfold before your eyes.

It’s enough to open your arms,

to hold a child so near,

you’ll feel within your heart

all loves of the world appear.

It’s enough to whisper “I love you,”

and even a bird in flight will know,

that love was made with humankind,

since life began to grow.

Just a little courage is enough —

to love the world entire,

and you’ll find it’s just a grain of sand,

glowing with divine desire.