Pas perdes së ”Perdes  së mbremjes”-Nga  Panajot  Boli

-Një veshtrim rreth librit me tregime ”Perdja e mbremjes” të Natasha Xhelilit-

Nga  Panajot  Boli

Kur lexon një libër patjetër ndjen emocione,të nxit fantazinë dhe imagjinatën.Në këtë kurth bie kur lexon tregimet e Natasha Xhelilit me një imagjinatë të shfrenuar dhe talent mjeshtëror në të rrefyerit me përshkrime  të qendisura aq bukur me ngjyrat e ylberit.Ngjajnë disa si perralla ku shfaqet aftësia e saj për të imgjinuar dhe krijuar tabllo të gjalla, plot dritë e kërshëri, që harron për pak realitetin dhe jeton në një mjedis fantastik ku gëlojnë një natyrë  shumëngjyrëshe, levizje gjallësash, njerez  real dhe fantazma, shpirtëra të vdekur e të gjallë. Dhe më dha shkas të rend edhe unë pas imagjinatës  dhe të futëm , siç e thotë ajo, në këtë vorbull natyre dhe njerezish. E përfytyroj librin e saj si një lojë në skenë, një dramë apo mikrokomedi që luhet në të, një sy i vemendshëm Balzak, një Hygo romantik,një Esenin lirik, një zbulues karakteri Dostojevski,për të hyrë në të fshehtat e xhepave të shpirtit njerezor. Vetë titulli i librit ”Perdja e mbremjes” të krijon imazhin e një skene  ku zhvillohet, ose më saktë gëlon  drama e jetës së përditshme e shoqerisë, ku autorja qendron para perdes me nuanca ngjyrash që ndryshojnë,dhe bëhet gati ta terheq atë dhe të na shpalos copëza nga kjo vorbullë drame. Dalëngadalë skena zmadhohet, bëhet galaktikë dhe gjithshka vertitet mes botës reale dhe joreales.midis vetëdijes dhe pavetëdijes. Kjo është merita e parë e autorës të na vesh robën e imagjinatës, të na hap sytë për të parë edhe atë që është e padukshme, edhe atë ligjeratë monologu  që do ”aparate speciale” për të deshifruar emocionet, mendimet, meditimet, t’i bëj me frymë, t’i shpirtëzoj  për të shijuar e gjykuar dimensionin e pafund të jetës. Dhe unë kurreshtar,me kepucë veshur, me violinë, me broshurat e vdekjes,  duke lexuar letrën ndjek gjithshka që ndodh në skenë,pasi më hapi perden kjo skenariste e talentuar  e dhenies së situatave dhe personazheve. Rrembehemi nga tregimet  dhe gjejmë problematikën e mprehtë të përditshmërisë, të shpresës dhe të optimizmit, të vullnetit dhe të pasigurisë, të emocioneve dhe të ndjenjave që levizin në të dy skajet pozitive dhe negative,zbulojmë baticat dhe zbaticat në shpirtat e personazheve. Është një veshtrim artistik, një analizë psikoemocionale e thellë ,një depertim  deri në thelb  të konceptit të dashurisë, të moralit,të përceptimit të jetës në këtë shoqeri normale dhe anormale., të jetës reale dhe joreale. Në këtë shfaqje skenike, keshtu do ta quaja,ku autorja sapo na hapi perden,ne arrijmë të mberthehemi  në këtë panoramë ngjarjesh me tematikë të gjerë, që nis aty ku ngjizet dashuria, te vatra familjare, në ambjentet shoqerore, në ato kthina të shpirtit të nënës, të vajzës, të djalit, të gjyshes,të burrit, duke dalë në spektrin me të gjerë,të marrëdhenieve,gjykimeve, konflikteve, aty ku gëlon  dhe zhvillohet betëja e ndjenjave, brenda rrugëve të labirinthit  të botës shpirterore te çdo personazhi,apo fenomeni natyror  që ndikon në këtë oshilacion që është kompleks.Dhe këtë siç e thotë  në menyrë metaforike  autorja, brenda ”kufijve tokësorë, si tela me gjemba” ose ”në kufirin e ekzistëncës  se kotë dhe pakuptishmërisë se jetës” Pra rrezatimi tematik fillon  nga shpirti i nënës, nga qeliza e jetës, që është dashuria që mbin  në shpirtin e femrës. Dhe është kjo dashuri  që ngroh dhe i jep kuptim jetës.Natasha, ulet si një fluturë në petalet  e gëzimit  dhe të dhimbjes se kësaj jete.

Të gjitha këto , autorja nuk i sjell  sipas tipit klasik të tregimit tradicional, por me një menyrë të re, moderne,ku levizja e ngjarjeve është e brendshme, në kapjen e detajit  pikant,  dhe një meditimi filozofik të stërholluar. Kjo është një risi, dhe mes tipizimit  të personazheve , me përshkrime elegante ku figura e metaforës mbizotëron, dhe, për të dhënë  vorbullën zhurmuese  të konflikteve,antagonizmave, të ulje-ngritjeve  të tensionit shoqeror, përdor me shumë sukses paralelizmat figurative  dhe antitezat. Veçoria që bie në sy  në këto tregime , që janë risi, është gershetimi harmonik i emocionit, i gjykimi meditativ filozofik në formën e një eseje, rrefimi i brendshëm me përshkrime pikturë, i japin vlerën e një proze poetike të mrekullueshme. Ato i ka ylbërizuar  kaq mjeshtërisht  mes qemtimit  të figurave fantastike  që i përdor populli në perrallat me një fantazi për t’u admiruar. Figurat dhe fantazitë nga gurra popullore Natasha  di t’i vesh  ato përsonazheve  të jetës se përditshme  duke i përshtatur me sensin e kohës që jetojmë,  në menyrën e përceptimit  të saj në kushtet ku teknologjia po e robotizon  këtë jetë, ku ndjenjat, dashuritë, deshirat , shpresat kanë filluar të veniten. Gjithë librin unë do ta quaja roman konçiz,ku të gjtha tregimet, esetë  lidhen me një fije, janë vazhdim  i njera-tjtrës, fillojnë me personazhin familje.Po të ishte për mua të parin do të vija në këtë vellim ”Zgjim i papritur’ Këtu janë vendosur piketat e tematikës se librit. Ja si e nis autorja:”Tashmë kishte lindur një menyrë e re e veshtrimit të realitetit. Cicërima e zogjve nuk ishte  vetem melodi, ajo kishte ngjyra, retë e bardha në qiell dukeshin si puplat e një jasteku të stërmadh të shkatërruar gjatë lojës  se qiellit me tokën, buzëqeshja e përgjumtë  e vajzës se vogël emetonte sinjale ëmbëlsie , hapat e mia ishin trokitje të drejtpërdrejta  në zemrën e tokës, dashuria ishte një keshtjellë që duhet mposhtur patjetër, shpella goja e hapur e malit  që priste të vizitohej, stinët. pamje të ndryshme të një pikture të pambaruar ende, lulet ishin deshirat tona për kolorit, aromë e bukur e jetës tonë, humnerat ,thirrje të pashteruesme që nuk i degjon njeri, muret, fletët e medha  te një ditari  që priste të shkruhej prej nesh,mendimet,shpendë që shtëgtojnë duke u përshtatur …….Ky është zgjim im i lumtur, PIJA NË NJË BURIM QË KISHA ZBULUAR VETË.”

Ky është kredo i gjithë librit  që është dhenë kaq  bukur  e në menyrë brilante. Ky burim, talenti i saj, është vet Natasha,  e veçantë,  me ujë të pastërt, kristal, me një gurgullimë të ëmbël, që sa pi , nuk të shuan etjen ”Që të shruah -thotë ajo-duhet të kesh lexues”. Nuk ka si të mos i quash të mrekullueshme tregimet”Kufiri” ”Lypësi”, ”Hakmarrja”, ”Këpucët”, ”Violina” ”Nusja”, ”Broshurat e vdekjes’ e shumë të tjera. Ajo nuk është thjesht një vezhguese,i këtij realiteti, ajo është aktive , gjykuese ,por edhe akuzuese,luftëtare  e rreptë e këtij realiteti ”Në ç’krah të pashpresë është dorëzuar dinjiteti njerezor” Shqetësime të tilla qytetare gjejmë  te ”Kufiri”, ”Violina”  ”Dinjiteti” ”Ku gjendet kufiri  mes frymës dhe shpirtit – thotë ajo dhe vazhdon-Kufiri bën zigzake  duke luajtur me pasigurinë tonë, fund-detin e endrrave tona…Po tretem në kufirin mes meje e teje, midis lirisë  dhe deshirës , bësimit dhe zhgenjimit” Mund të veçoj dy tregime ”Lypësi dhe ”Violina” Natasha Xhelili nuk ngelet te realizmi kritik i lypësit të Migjenit. Është një akuzë më e fuqishme për mjeranët politikanë ”Nuk e kuptojnë akoma se ato fytyra të pështira që i shtyjnë dhe i fyejnë, janë të tyret” ose”Presin në semafor disa qindarkagjithnjë e më të vogla  nga hambarët  e pafund të mizorisë se pangopësisë” Menyrë fantastike të përshkruarit  të dorës se violinistit . Si hija e Makbethit. Është me të vertetë një prozë poetike brilante ”Ai po mbushte zbrazëtinë e jetës  se braktisur  nga fati me deshirën për të qenë  i dobishëm..Një deshirë e vdekur aty buzë liqenit  që kishte fashitur  deri në rrenjë  endrrën e masakruar të tij”Natasha është origjinale në gjetjen e figurave letrare që të japin kënaqësi dhe të ngjallin emocione të fuqishme  ” E shthurrte dashurinë e thurrur, zgjimi vinte plagët, thika bëlbëzonte në çantë, ditë të spërkatura me fjalë lajkatare, kufijtë tokësorë si tela me gjemba, dita u shtriq mbi mengjesin e freskët, u ul mbi petalet e dhimbjes, koloninë e pashpresë  të papunëve, robat e zeza  që i ngjanin si korbat e zinj  që prisnin t’i hanin kërmën…” Keshtu do të vazhdonim shumë, se gjithë libri është një mozaik i ylbërizuar , brilant, me figura të gjetura me kujdes dhe origjinale

Do t’i mbyllja këto shenime me një paragraf të bukur, si një sintezë ,për të parë artin e të shkruarit e kësaj tregimtare dhe poetë e talentuar

”Ah, puthja. E humbur  në deshirën për amëshim të Gilgameshit, e fshehur në barkun e Kalit të Trojës  , përflakur nga flakët e çmagjepsur me mjekrën e prerë të Samsonit,e shkrirë në spleen-in gjithëpërfshirës të Bodlerit, e pagëzuar fshehtas nga Shen-Valentini, e koduar në një pikturë  të Da-Vinçit , e shigjetuar  nga harku i Vilhelm Telit , ajo sundon  mbi endrrat tona  me të fundme, fshehur në skajet  me të thella të deshirës”