Pylltaria shqiptare përsëri në Varkën e Noes-Dr. Selman Meziu

A.Kacaferi

                                                                        Analizë

        Në Shqipëri kjo pasuri madhështore e  natyrës, njëkohesisht dobiprurëse për njeriun ka mbetur ende aty e shkyer, e shkrumbuar. Natyrisht toka ku jetonte vuan e eshtërzueme. Fatkeqësisht që prej afro tridhjetë e pesë vjetëve endet ky gjigand i gjelbërt (??) në detin plotë tajfune të politikave ekonomike qeveritare. Biles në mandatin e qeverisë E. Rama katër është hequr, zhdukur  nga pëgjegjësia e kabinetit qeveritar. Edhe pse demagogjia gënjeshtare endet nga një herë prej tyre, se e duan natyrën dhe pyjet. E vërteta fletë, pastër, drejt, se vërtet ato janë braktisur ose më kuptueshëm, ju është hequr vijë e kuqe si dikur në gjendjet civile kur vdisnin njerëzit. Më e tmerrshme se edhe po shkatërrohen barbarisht me të gjitha mjetet, metodat nën syte e Kryeminstrit, të qeveritarëve, të deputetëve të popullit dhe të pylltarëve që punuan për afër gjysëm shekulli duke i ruajtur, shërbyer e vjelur shkencërisht.

                                     Sa për t’a ditur atje lart

    Nuk dua të shkruaj histori për të bindur ato ‘’atje lart.,, Sepse kur nuk u bindën për dymbëdhjetë vjetë në pushtet nuk kam kurrëfarë shprese se binden sot. Me ato kapacitete intelektuale që ka Qeveria E. Rama katër, nuk mund të kryejn një organizim të zhdërvjellet profesional, të ndryshoj mënyrën e qeverisjes për të mbrojtur e ripërtrirë  plagët e marra  së paku për 35 vjet. Tjetër kjo ‘’gardë,, politikanësh e qeveritarësh nuk kanë as guxim, as njohje mbi fushën e pylltarisë, prandaj vazhdojn të ‘’marshojn,, në udhën e caktuar prej ‘’padishahut,, prej dymbëdhjetë vjetësh. Fatkeqësisht.

     Deshiroi të ngacmoj sadopak kujtesën e zhvillimit të pyjeve pesëdhjetë e gjashtë vjetë më parë, marrun nga një material i shkruar, i botuar. Fatmirësisht këto fakte kanë sot edhe deshmitarët, aktorët, ideusit, projektuesit, oragnizuesit e zbatuesit e tyre. Praktikisht ato janë në pension, por që pigmentin e gjelbërt e kanë kudo në organet anatomike të trupit. Fillojm: ‘’Pyjet e Draj Reçit në Peshkopi (Dibër e Poshtëme S.M.) para 12 vjetësh ishin të degraduara e përdorshin vetëm për kullotjen e dhive. Në sajë të përmirësimeve të kryera, këto sot kanë një fuqi lëndore mesatare prej 104 m3 /ha, nga e cila 48 m3 ha lëndë punimi të hollë dhe 56 m3/ ha dru zjarri. Rritja mesatare vjetore e tyre është 8 m3/ha d.m.th. rreth 16 herë më e madhe se e pyjeve të degraduara.,, (Minist. Bujq. Drejt. Pyjeve f. 43. Tr. 1969)  Shtrohet pyetja: Sa hektar pyje të përmirësuara janë kryer nga viti 2013 – 2025? Nuk po shkruajm për terminologjinë  që  shumë lexuesve ju duken të zbritura nga ndonjë trup qiellor.

      Dhe me tej:’’Me punën e bërë vitet e fundit, janë krijuar mjaft  blloqe plepi, si në zallishtet e Vjosës, të Matit dhe të Drinit, në ranishtet bregdetare të Velipojës, Durrësit etj.,, ‘’Sektori pyjor ka sot gjithsej 280 ha fidanishte, nga të cilat 166 ha për prodhimin e fidanave të plepit (82 ha u krijuan këtë vit) që japin  4.5 milion fidana në vit.,,(Minist. Bujq. Drejt. Pyjeve. F. 49, 52. Tr. 1969)  A kemi sot fidanishte pyjore plepash në Shqipëri? Sa është shifra e fidanave të prodhuara? A kemi mbjellje në sipërfaqet e sipër shkruara????

      Po për pishat si mendohesh? ‘’…pisha duhet të zerë vendin kryesor në pyllëzimet e reja, sepse është një ndër llojet me rritje të shpejtë, që vlerëson më mirë se çdo lloje tjetër tokat e varfëra e të cekta të zonave malore dhe njëkohesisht jep lëndë të cilësisë së lartë. Janë të gjitha mundësitë që,  duke filluar nga viti 1970 të mbillen çdo vit rreth 3000 ha  me pishë.,, (Minist. Bujq. Drejt. Pyjeve. F. 54, 55. Tr. 1969) Nuk dimë nëse dikush mund të shkruaj sa metra katëror, dynim,  dyshoi për hektar janë mbjellur me pisha  në 12 vjetët e Qeverive të E. Ramës? Sa për t’u djegur e prerë ato  arrijn në mijëra hektar. Pa llogaritur masakrën më brutale mbi pyllëzimet e Krastës së Krujës ( në 1000 ha.) që e gjelbërta e pishnajave është mbuluar  me ‘’gropa gjigande guroresh.,, Një arkitekturë peisazhesh e pshtirosur, e shëmtuar sa nuk përshkruhet, me pasoja bioekologjike të pa përfytyrueshme. Rrjedhimisht brezat e popullit do t’a paguajn me shëndetin dhe jetën plotë vdekje të parakohshme. Sigurisht për brezat e ardhshëm, vuajtje cfilitëse të natyrave të ndryshme, do të vërshojn në jetën e dhjetra breznive krutane dhe shqiptare.

Vazhdojm ma tej: ‘’… për mbrojtjen e tokave nga gërryerjet….janë mbjellur 2000 ha akacie, duke krijuar disa blloqe të mëdha, si në Selenicë të Vlorës, Memaliaj të Tepelenës, Kloce të Korçës, Postopjë të Shkodrës etj.,, (Minist. Bujq. Drejt. Pyjeve. F. 56. Tr. 1969)    Vallë a janë mbjellur në të tilla shpate të çara nga gërryerjet, akacie? A kemi blloqe të reja mbjelljesh me këtë lloje?

   Dhe së fundi. ‘’ Fondi pyjor i vendit është 1.00.550 ha, nga të cilat 737.899 ha (63%) janë pyje,(të lartë S.M.),  271.674 ha (27%) janë shkurre. Pyjet dhe shkurret kanë gjithësej 92.029.000 m3 (57%) lëndë druri, nga të cilat  52.913.000 m3 ( 57%) lëndë punimi dhe 39.116 00 m3 (43 %) dru zjarri.,, (Minist. Bujq. Drejt. Pyjeve. F. 97, 98.  Tr. 1969)  Nuk po zgjatemi më tej.

                                Kur ballafaqohen shifrat.

       Sistemi eshtëror i arsyetimeve  për të nxjerrë të vërtetën  janë shifrat, pra treguesit numerik, sasia, vlerat monetare, gjithashtu mbi teknikat e pëdorura, të mbështetura fort në shkencat e shumta të pylltarisë.

        Ka ardhur momenti që të ballafaqojm të vërtetat në shifra sipas ndërhyrjeve silvoteknike që janë kryer në pylltarinë shqiptare, mbi të gjitha në 12 vjetët e qeverisjes së socialistëve, nëpërmjet Qeverive E. Rama të njëpasnjëshme. Për t’a kuptuar ma mirë situtën le të ‘’gërryejm ,, në pyllin e rralluar të shifrave.

             Fillojm me përmirësimet pyjore përgjatë viteve 1981-1989. Në atë periudh u kryen 456 409 mijë hektar përmirësime në pyje. Gjendje e kundërt paraqitet kjo ndërhyrje silvoteknike në pyjet Shqiptare, në harkun e viteve 2013 – 2016  dhe në ato 2019, 2020, pra nuk ka ndërhyrje me përmirësime.  Mezi gjejmë që në vitet 2017 dhe 2018 kemi një investim përkatësisht 10.559 dhe 43.455 (000/lekë). (I. Meko. G. Kacori. Pyjet në rrj.shek. f. 143 Tr. 2018)

2023)   Pra edhe këto jo në njësinë matëse hektar, por në  lekë.  Vallë janë shprehur kështu për nga mos padia profesionale apo maskim shpenzimesh që kush e dinë se  ku kanë përfunduar?

          Përgjatë viteve 1981-1989 u kryen 203. 678 ha. pyllëzime. (Po aty f.143) Kurse në vitin 2013 kemi 83.823 (000/lekë)  lekë investime për pyllëzime (Po aty f.148).  Nuk kemi asnjë qindarkë investime në pyllëzime  për vitet 2016 dhe 2017. Ndërsa për vitin 2018 investohen 27.243 (000/leke). Befasuese është se investimet në pyllëzime zvogëlohen 82%  për vitet 2019 dhe 2020. (I.Meko. G. Kacori. Pyjet në rrj.  e shek. f.143 Tr. 2023) Dhënia e shifrave të investimeve  është në mijëra lekë. Nuk kuptohet kjo mënyrë paraqiteje që fsheh punën  konkrete në natyrë e cila duhesh të shprehesh në hektar ose sëpaku në numur fidanash të mbjellur.

      Fidanishtet janë pregatitëset e fidanave për t’i mbjellur në vendet e xhveshura ose të djegura. Në vitin 1989 kishte: ‘’Sot në vendin tonë kemi 350 ha Fidanishte pyjore.,,(Pyllëzime. F. 5. Dorëshkrim 1989) Çudia më trullosëse, e habitshme, dhe mospërfillëse për biosistemin pyjor është se nga viti 2011-2020 nuk kemi kurrëfarë investimesh  për fidanishtet. Kur pyjet e zjarrmuara nga viti 2015 deri në muajin Gusht 2025, kanë arritur në nje shifër alarmante 234 123 hektar pyje me vlerë monetare afërsisht  në 1 miliard e 454 milion  Euro. (6210 Euro/ha) (Shqiperia com 14.08.2025)

    Sa  për t’a ditur gjatë periudhës  kohore 1970-1990 ndërtoheshin çdo vit mesatarisht  60-67 mijë m(’’Py. shq. në vite.,, f. 52, Tr. 2013)prita, mure, diga për sistemimin e përrenjëve e lumenjëve. Hedhim vështrimin  se sa investime janë dhënë për sistemimet malore vetëm për periudhën kohore 2013 – 2020  ku ne zotërojm të dhëna statistikore. Janë interesuar të investojn në  sistemime malore për vitin  2016 me 10.00 (000/leke) janë rikujtuar pastaj në vitin 2018 ku kemi 25.423 (000/leke). Më pas janë lënë në jetimore nga Qeveria E. Rama një dhe dy,  vitet 2013-2016 dhe vazhdoi  kjo mos përfillje edhe për vitet 2019 dhe 2020. Ku edhe këto investime në sistemimet malore janë fshehur nën një mjegull të zezë. Rregullisht e teknikisht ato duhet të shpreheshin në metro kub për të gjykuar mbi ndikimin pozitiv për ndalimin e prurjeve të ngurta dhe gërryerjeve. Dhe ja gjëndja reale: ‘’Shqipëria është …një ndër vendet…me një sasi afor 20 milion ton materiale inerte që derdhen në det për çdo vit.,, (A. Diku, Py. kjo e vërtet e dhimbshme.,, në: ‘’Py. Dhe she. py. shq. ne vite.,, f. 434, Tr. 2013). Kurse në Qeveritë E. Rama 2013-2025 nuk ka kurrfarë investimesh, ose ato janë të tilla sa ‘’për të lyer buzët me të kuq!!,,

       Mbarështrimi i pyjeve është një plan,  projekt i zbatueshëm për dhjetë vjet në të cilin pasqyrohet gjendja reale në sipërfaqe,  volum  të një ekonomie pyjore dhe parashikohen teknikat silvoteknike që duhen zbatuar për një dhejtëvjeçar. Përgjate viteve 2013-2017 dhe vitin 2020 nuk janë kryer investime për të  kryer mbarështrim pyjesh në Shqipëri. Ju ka dalë gjumi Qeverisë E. Rama tre,  se duhet të kryhen investime në këtë sektor në vitet 2018 dhe 2019. Për çudi kemi përkatësisht këto investime 12 464 dhe 12 163 (000/leke)  (I. Meko. G. Kacori. Pyjet në rrj. shek. F.125  Tr. 2018)  Ndërsa deri më 23.12.1957 ’’…ishin mbarështruar 161 mijë hektar pyje ose 13 % e fondit pyjor.,,(po aty  f. 89, Tr. 2018) Ndërsa tani në vitin 2025 të gjithë planet e mbarështrimit janë të pa vlefshëm për të punuar ose përditësuar volumet, sipërfaqet etj. etj.

        Le të gërmojm më tej për një çudi të shekullit të 21 në pylltarinë  shqiptare e cila tanima nuk ishte në buzë të gërminës ose humnerës, por ajo kishte filluar rënien e lirë, coptimin e saj të pa kthyeshëm. Dhe ja një kalim përciptazi. ‘’…shtrohej nevoja e marrjes të masave urgjente, për ballancimin e prerjeve me mundësinë vjetore të shfrytëzimit dhe për rritjen e prodhimtarisë së fondit pyjor.,, ‘’Fondi pyjor….i azhornuar (përditësuar S.M.) me gjendjen kadastrale 1964 …ka një siperfaqe 1.259. 116 ha ose 43.8% të siperfaqes së vendit.,, (I. Meko. G. Kacori. Pyjet në rrj. shek. F. 97  Tr. 2018)  Pa patur parasysh këtë  bilance negativ biles të thelluar ne vite që, ne vitin 1997  filloi eksporti i landës së drurit në landë punimi, dru zjarri,  qymyr druri dhe landë e sharruar. Nuk po  futemi në  pyllin e ‘’majmur ,, të shifrave sepse nuk e kemi objekt trajtimi, por do t’a ngushtojm periudhën e kësaj batërdie të pasurisë së  gjelbërt shqiptare.

   Le të cekim sa dopak për të kuptuar se si kuptohesh shtimi, ruajtja dhe shfrytëzimi racional i pyjeve në qeverisjen E. Rama një, dy dhe tre.  Eksporti e landës së drurit  në vitin 2013 ishte 53 m3 landë punimi 80 801 m3, 2 218 ton qymyr druri  dhe 5 881 m3  landë e sharruar. Vazhdon eksporti i druve të zjarrit  nga viti 2013 – 2016  ku në vitin 2015 arrin kuotën më të lartë  në 88. 143 m3   dhe ka një rënie të lehtë në vitin 2016 në 46 693. Po në këtë vit nuk kemi eksport qymyr druri,  por kemi 1 465 m3 eksport  landë të sharruar. (I. Meko. G. Kacori. Pyjet në rrj. shek. F. 375  Tr. 2018)   Dhe ja sasia e lekëve të fituara nga kontrabandistët e  arit te gjelbert.‘’Vlera e gjithë prodhimeve drusore të eksportuar … variojn nga  1 (një) miliard  e 7 milionë lekë, në vitin 2013 deri në 1(një) miliard e 385 milion leke ne vitn 2015.,, (I. Meko. G. Kacori. Pyjet në rrj. shek. F.376,  Tr. 2018)  Po të analizojm me kujdes lekët e marruna nga pasuria, biomasa e gjelbërt e pyjeve dhe të shikojm investimet në ato, duket qartë se si është   shfrytëzuar kjo pasuri dhe sa është investuar, pra as 1% e këtyre shumave të majme të gjetura gadi në pyjet natyral. Ndërsa termat balancim të prerjeve me mundesinë e shfrytëzimeit e rritjen vjetore kanë kohë që kanë humbur në vargun ma kriminal ndaj pyjeve, përgjatë 35 viteve demoshkatërrim bioekologjik të pyjeve shqiptare. Pa vënë në dukje se janë në zhdukje frontale ndoshta të pa kthyeshëm pyjet natyral të rinj, ardhun nga ripërtritja me moshë 20-35 vjeçare.

    Nuk po zgjatemi ma të shkruajm mbi problemt e kullotave,  ujrave, prodhimeve dytësore, bimëve aromatike e mjeksore, sepse ato jo vetëm që kanë humbur, por as që duken në qiellin e errësuar të politikës së qeverive që nga viti 2013 e deri në muajin tetor 2025. Vetëm kur kujtohet CNVP  që grishemi ne të pyjeve gjithmone e në vektorin e asimilimit, në ndonjë seminar në kolltuqet e sallave komode  të kryeqytetit.

                    Shërimi i plagëve, mundësitë janë përzanun në kalendat greke

         Vetëm të vështrosh në sipërfaqe përgjatë viteve 2013-2025, mënyrën e organizimit, të qeverisjes e administrimit të arit të gjelbërt shqiptar, të vjen ndërmend qindarkat e ndryshkura në tokë prej më se 12 vjetësh.  E ne pylltarët gëzohemi kur kujtojm se si ka qenë i mbjellur, i rritur në mënyrë natyrore dhe me mbjellje artificiale nga Velipoja në Sarandë dhe nga deti Jon  në Adriatik, me u ngjitur në Gramoz, Nermeçkë, Tomorr, Jezercë, Korab….

        Po pse para 1990 ishte gjithë kjo përkujdesje për pyjet, tokën, bregdetin, kafshët e egëra, trumzën, çajin e Malit etj. etj.? Absolutisht nuk mundemi të përjashtohen gabimet e shkatërrimit të dushkajave për toke buke, (350 000 ha) kthimin e Ndërmarrjeve Pyjore në komplekse, plugimi i livadheve alpine dhe malore për të mbjellur patate etj., por  ‘’Në vitin 1991 ndërmarrjet pyjore kishin 1,232 nëpunës, nga këta, 232 inxhinierë pyjesh, 655 teknikë të mesëm pyjesh..,, (‘’Hist. e bujq. dhe agroind. Shq.  Kap.  VIII   V. Muharremaj, Py. dhe kull..  (f. 243-295) Vito 2003)  Ndërsa sot numërohen me gishta pylltarët në Bashki e Zonat e Mbrojtura, pa kurrfar kompetencash, pa investime, pa mjete lëvizëse, të mbetur si shtatore të ngrime në saharanë e politikave të përçmimit të specialistëve e pasurisë  pyjore.

         Si u ideua, projektua e zbatua çmobilizimi i pylltarëve shqiptar, pregatitur në shkollat e universitet tona dhe si ari i gjelbert u kthye ne han me dy porta dhe u çvlerësua si një monedhë pa vlerë,  jashte kohe? Dhe ja disa mendime:

     1-  Eleminimi gradual i ndërmarrjeve pyjore, kullotave në fillimet e vitit 2014   deri në zhdukjen përfundimtare (viti 2016) si udhëheqëse e organizuese teknike të pasurisë pyjore.

                  2- Në gjithë organizimin e pjesshëm piramidal u hodhën udhëve të shqipërisë e botës mbarë,  inxhinierat e teknikët e pyjeve me përvojë pune 40 vjeçare, duke u zëvendësuar me militant partish, pavarsisht shkollimit e profesionit që kishin.

                  3- Përqëndrimi i kompetencave, administrative, qeverisëse të arit të gjelbërt u spostuan në  dikasteret qëndrore ministri, që ndërroheshin sipas orekseve politike pa kurrëfar vëmendje e përkushtimi për ruajtjen, shtimin e vjeljen mbi baza shkencore të kësaj pasurie dhuratë më e çmuar e natyrës tonë.

                4- U mbyll, u shkri, me qëllim vjedhje, shpërdorimi të investimeve dhe vjelje të kësaj pasurie, Kadastra Pyjore si ABC bazë e mbajtjes së llogarisë të saj, në sipërfaqe, volum, përditësime dhe investimeve përkatëse, për mbrojtjen, kujdesimet kulturore, shfrytëzimin racional të pyjeve dhe gjithë nën prodhimeve të tyre.

                   4- Për të krijuar borgjezinë e re me ndihmën e shtetit, pasuruar politikanët e deputetët, u lejua shfrytëzimi barbar i pyjeve duke hapur ‘’portat,,  eksportit të pa kufizuar për të gjitha asortimentet që nxirreshin nga pyjet e lartë, shkurreve për qymyr e dru zjarri dhe prodhimeve dytësore të ekonomive pyjore, pa taksa, pa tarifa vjelje,  veçse merr e shit si në mall të berihajt.

                     5 –  Edhe ato pak investime me pikatore në disa ndërhyrje silvoteknike përgjatë 12 vjetëve, nuk dihen konkretisht se ku janë kryer për mungese e dokumentacionit të objketeve e kadastrimit të tyre ose përditësimeve të ekonomive, ngastrave dhe nën ngastrave.

                     4- Transferimi i pasurisë  së gjelbërt  Bashkive në mbarë Shqipërinë, pa kurrfarë dokumentacioni, detyrash, kompetencash, investimesh dhe paisjesh, ishte një tjetër shkatërrim i përgjithshëm, material dhe moral i pylltarisë si ar i gjelbërt dhe pylltarëve si të vetmit shërues të kësaj gjendje katastrofike të saj.

                    5- Memorandumet për mos shfrytëzimin e pyjeve një maskë e errët dhe burim slloganesh për mbrojtjen e pyjeve. Kur në kontrabandë të plotë siguriohen per dru zjarri edhe nga landa e sharruar. Lexojm. ‘’Nga vitet 2013- 2016 drutë e zjarrit që priteshin nga pyjhet vërtiten në 1 380 369 për vitin 2013 ndërsa nga 1 254 249 per vitn 2016.,, (I. Meko. G. Kacori. Pyjet në rrj. shek. F. 119,  Tr. 2018) Këto jane ‘’…vetëm vlerësim dhe jo vëllimet faktike.,, (Po aty f.119)   Pra vazhdon masakrimi tanima i breznive te reja se pyjet  që kanë arritur moshën e shfrytëzimit janë mbaruar, biles edhe djegur disa herë duke u kthyer në shkretëtira të përhershme.

                                             *                *

        Nuk shpëtohet i sëmuri i shtruar në spital pa ndërhyrjen e mjekut specialist për të gjetur llojin e sëmundjes dhe mënyrën e mjekimit për sherimin e saj. Por mjerisht e fatkeqësisht edhe për Qeverinë E. Rama katër, pylltaria shqiptare do të vazhdoi të mbetet pasuri e nëpërkëmbur, e përçmuar, e shtrirë për t’u coptuar nga çakenjt e rradhës. I shumë vuajturi ekosistem pyjor ështe i   destinuar të jetoi pa mbrojtje, pa kujdesime. Ai si burim natyror i domozdoshëm për shqiptarin do të përplitet, digjet, pritet, masakrohet. Ndërsa politikanët e djeshëm e të sotëm do të marrin vulën e turpit në historinë e qeverisjes e administrimit të arit të gjelbert. Fatkeqësisht populli do t’a ndjej me vuajtje tronditëse therëse, vajtuese, nga brezi në brez.

   08.10.2025                                                     Dr. Selman Meziu

A.Noka

Pisha Ilmi Gjana 7 vjet më parë