Të kam thënë…Rexhep Polisi 

TË KAM THËNË…

Të kam thënë se dielli lind

Edhe në vise të tjera,

Lumi gjarpëron vrullshëm

Përmbi shkëmbinjtë.

Të kam thënë se edhe në dimër

Vjen Pranvera,

Akullnajat brenda nesh

Si një pikë loti i shkrin.

Të kam thënë se të gjitha ditët

Avullojnë

Dhe Hëna shkëlqimin e humbet

Nëpër natë,

Por është një diell që në çdo skutë

Ndriçon

Dhe ngroh shpirtrat tonë

Në dimrin e acartë…