Mikrokozmos pa qendër-Zanë Memeti

Mikrokozmos pa qendër-

Nuk kam pse t’shoh!

Frekuenca drite po përkap, edhe ku s’është drita.

Shikimi juaj është i prerë, imi është kujtesë, lindje.

Merrmini edhe sytë, po deshët!

Merrmani edhe gjuhën!

Dritë të verbërish është fjala.

Nyjëtoj në valë, që s’i shkojnë asnjë alfabeti.

Fjalët janë veç proteza shpirtrash, unë flas me lëndë.

E

dhe krahët merrmini!

 Ç’më duhet fluturimi?

Ku nuk ka tokë, nuk ka as rënie.

Marrëveshje mes frikës dhe materies, është graviteti.

Merrmini edhe këmbët! Ç’më duhet ecja, ngjitja?

Ecja m’është mendim, lodhja mendim i tepërt.

Jam, jo pse ekzistoj, por, sepse refuzoj t’mos jem.

Merrmani edhe dashurinë!

Është lëndë e drittë ajo, energji që e lidh krijesën me Burimin,

shenjë që Zoti e lë brenda nesh, 

që të mos harrojmë pse jemi.

Merrmani edhe shpirtin, po deshët!

Por, bëni kujdes, aman!

N’boshllëk rilind, rikrijohem.

Formë të re, gjendje të re marr, pas secilës goditje.

Jam vetëdije, pa një qendër.

Nuk jam pasuri, jam kujdestare e thesarit t’pamatshëm,

dinjitetit që s’blihet, ndërgjegjes që s’dorëzohet.

S’ma prekni dot mendimin, ADN-në shpirtërore, frymimin e mendjes.

As njerëzore, as eterike jam.

Jam një pikë djerse, në vetëdijen e padukshme të gjithësisë.

Nuk përshtatem, nuk hesht, nuk kërkoj pranim.

Në valëzimet që s’kanë fillim as fund, jam, e qenë dhe e paqenë…

Me respekt!

Zanë Memeti