
TË KAM THËNË…
Të kam thënë se dielli lind
Edhe në vise të tjera,
Lumi gjarpëron vrullshëm
Të kam thënë se edhe në dimër
Vjen Pranvera,
Akullnajat brenda nesh
Si një pikë loti i shkrin.
Të kam thënë se të gjitha ditët
Avullojnë
Dhe Hëna shkëlqimin e humbet
Nëpër natë,
Por është një diell që në çdo skutë
Ndriçon
Dhe ngroh shpirtrat tonë
Në dimrin e acartë…