“At Gjergj Fishta”-Dritan Mardodaj 

Dritan Mardodaj 

Nga cikli “Lavdi”

“At Gjergj Fishta”🇦🇱

Ah mër Fishtë dërgumi Zotit

S’të kuptuan dot as t’moçmit

S’të dëgjuan jo o Frat

Asë burrat, e as gratë.

Gjergj o Fratër Vilajeti

Vargu yt oshëtim tërmeti

Shkrojte bukur, shkrojte shumë

Drin e Vjosë, liqen e lumë

Shkruajte për Rozafat

Për hajninë dhe për ingratë.

E më tëj i mëshove ti

Nxive prapë Malin e Zi

Nxive shkjaun faqezi

Osmanlliun përgjithnji.

Shtive t’merr n’Stamboll, Athinës

Që bën rolin e viktimës

Se s’i ndahet tradhëtisë

Ajo pjellë e hajnisë.

Komunistët e pabesë

Donin me të qit n’harresë

Të ç’varrosën, sakrilegj!

Idhtarë t’djallit këta dreqë

Edhe t’hodhëm eshtrat n’lum

Se prej teje s’flinin gjumë.

Se ti ishe makthi tyre

Robt i njihje veç prej ftyre

Fishtë o fratër françeskani

Ende sot vajton vatani.

.

.

.

.

.

©️ Dritan Mardodaj

.

.

.

2025

.

.

.

#dritanmardodaj#poezi#gjergjfishta