Publiçist Noli, Merlini i profetit Enver!Genta Kaloçi

Publiçist Noli, Merlini i profetit Enver!

Sa më shumë lexon Nolin aq më shumë sigurohesh se ishte parashikuesi Nostradamusi i shqiptarizmës për atë që do të pasonte në dekadat më vonë në Shqipërinë e Shqiptarëve e jo të shqipfolësve antishqiptarë të fshehur nën parti e terma si nacionalistë e antinacionalistë në epoka të ndryshme, por me emërues të përbashkët veprimtarie kundër Shqipërisë e shqiptarizmës.

Noli- sipas punës e veprës së tij mund të quhet fare lehtë si udhërrëfyesi, operanti, agjent terreni më i sukseshëm i Enverit. Parashikimet, analizat, vepra e tij shumëdimensionale janë garancia e suksesit të pushtetit popullor të Enverit.

– Nexhmija me qëndrimin e qëndresën e saj theu qorrsokakun dhe rrethin vicioz të ikjes së femrës, shoqes, b/shortes, shqiptarëve në shekuj nga përndjekja e antishqiptarëve.

– Enveri nga ana tjetër kapërceu shekujt me hapa titanësh e na solli fluturimthi në shek e 21.

Historia përsëritet ashtu siç e përshkruan Noli në publiçistikën e tij para një shekulli që janë aktuale në këto tre dekada antishqiptare të berishizmit pd, ps, lesheli shpk. Noli na dijëson për luftën midis nacionalëve që duan një Shqipëri indipendente të pavarur dhe antinacionalëve që e duan të copëtuar midis shteteve fqinjë. Skenën e sotme politike e dalë si një shekull më parë e përshkruan mjaft mirë Noli me fjalët si më poshtë.

“Historia e Shqipërisë që më 1912 gjer sot s’është gjë tjetër veç lufta midis këtyre dy partive. Antinacionalistët kanë qenë gjithnjë të lidhur ngushtë, gjithnjë me para të vjedhura nga arka e shtetit, ose të derdhura pa kursim nga fqinjtë për të prishur shtetin, të disiplinuar nën një kryetar, nën esatin që më 1912 gjer më 1920 dhe nën zogun që më 1920 gjer sot.

Nacionalistët, turmë multikollore, e mbledhur nga të gjitha anët e botës kanë qenë gjithnjë të ndarë nga kultura dhe nga mentaliteti, gjithnjë të varfër, të urët jashtë fuqisë dhe të kënaqur me një copë bukë, kur e kanë patur fuqinë në duar gjithnjë të padisiplinuar dhe pa kryetar. Për ironi shumica e madhe e tyre kanë shërbyer kush pak e kush shumë nën kryesinë e esat dhe zogollit dhe kanë luftuar shokët e tyre me një ashpërsi të pashembulltë. Kur kuptonim lajthimin e tyre ka qenë gjithmonë tepër vonë. Prokllamohet Shqipëria indipendente në Vlorë më 1912, të gjithë nacionalistët mblidhen nën flamurin e Ismail Qemalit dhe i qëndrojnë besnikë, por gjer kur? Gjersa u hoq bllokada. Me të shkuar kriza, shumica e nacionalistëve u hodh nga ana e esatit dhe pothua që të gjithë shërbenin nën kryesinë e tij kur erdhi princ vidi më 1914. U ndanë prej tij kur ishte tepër vonë, kur e keqja ishte bërë, kur s’kishte asnjë ilaç për katastrofën. Antinacionalistët triumfuan. Kryetari i tyre esati hipi në fuqi me forcë serbe si mysir i pashiqit nr1 për të vënë në veprim copëtimin e Shqipërisë midis fqinjëve. Peripetirat e Luftës së Përbotëshme e shpëtuan Shqipërinë përkohësisht nga thonjtë e esatit dhe u dhanë një rasje të dytë nacionalëve. Këta sisifë modernë të ferrit shqiptar i’u vunë prapë punës…… dhe fituan. ….Po atje u zunë midis tyre për kryesinë, vendosnë që s’kishte asnjë nacional që ti kryesonte, u përçanë dhe zgjodhë për kryetar antinacionalin reaksional zogollin, ashtu si kishin zgjedhur më 1914 esatin. Qysh u përsërit ky lajthim fatal! Ja sesi e qysh me pak fjalë:

Guverna e Durrësit, themeluar me iniciativën e “Vatrës” dhe nën mprojtjen e Italisë nuk ishte fjesht nacionalr, po nuk ishte as fjesht antinacionale. Veç nja dy antinacionalëve me bajrak, të tjerët ishin nacionalë ca më të ashpër e ca më të mbajtur kundrejt Italisë, po që të gjithë në një mëndje, sa për atitudën që duhej mbajtur kundrejt esatit, i cili intrigonte në Paris dhe gatitej në kthehej në Shqipëri. Kur u vendos copëtimi i Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha në Paris.”

Ndërroni emrat e përvetshëm të salikmonedlulush shpk dhe teksti fotografon më së miri situatën aktuale të pas 90ës.

Dëshifrimi i publiçistikës së tij po ashtu dhe i punës, veprës së Enverit mund të thyejnë rrethin vetshkatërrues të politikës shqipfolëse e aspak shqiptare.

Këtë gjë duhej t’a bënit në këto tre dekada, por ju kopjoni vetëm aktet antikombëtare, antishqiptare që ka denoncuar në vite Noli si në tekstin e shënuar më lart e të paraqitur në foto kolazh.

Megjithatë arrijmë në ditët e sotme, sërish Femra shqiptare doli mbi meshkujt e kësaj toke. Mundi të kapërcente hendekun që meshkujt kanë rënë përherë brenda tij nga anadollëku, mëndjemadhësia, cekëtia e tyre pa vizion.

Kush do e thyej rrethin vicioz të kësaj shëmtire që ndjek këtë tokë prej dekadash në shekuj??

Së shpejti del në skenën rajonale!

Surprizaaaa e madhee!!

Ndryshimi dhe kapërcimi do bëhet një herë e mirë!

Garanci!

Kupola e jashtëqitjes, fundin e ka në koshin e kalbësirave të historisë.

Foto kolazh nga shkrimi i Nolit.

*Merlini – magjistari i mbretit Artur.