Letra dashurie të adoleshences-Imer Hysa 

Konkurset e poezisë përtej modestisë që dhurojnē vlerësimet me çmime, poetët pjesmarrës po i vleresojnë si aktivitete që më së shumti dhurojnë kënaqësinë e takimeve dhe njohjeve mes tyre, pasi gjatë tre dekadave të fundit gjeografia e takimeve të tilla është shtrirë në mbarë trojet kombëtare. Në fund të fundit kush më mirë se poetët dijnë ti thurin vargje dashurisë për Atdheun

Në piktakimin e radhës “Ora e Muzës Lissus” zhvilluar në Lezhë unë u paraqita me këtë poezi lirike.

LETRA DASHURIE TE ADOLESHENCES

Sa letra të kam nisur në zarfet e dëshirës

Letra shkruar me aritmi zemre

Kur i lexoja prush bëhesha fytyrës

Vallë a jan fjalët që pret njē zemër femre?

Herë huazoja citate dashurie nga të tjerë

E herë vargje merrja nga poetë të shquar

I shkruaja, i lexoja me dhjetëra herë

Se mos ndonjë fjalë ka për të lënduar.

I shkruaja fjalët, i fshija, s’më pëlqenin

S’më dukej se ishin fjalët e duhura

Nga turpi a frika se letrat më gjenin

Si grisja, flakën u vija, ashtu tē shkruara.

I zgjedhja fjalët të ishin si frutat

Të pjekura, të ëmbla, erëmirē

Të vinin te ty, si te lulja fluturat

Me shpresën se i prisje me dëshirë.

Eh sa letra mbusha me fjalë nga zemra

Dhe asnjërën s’arrita ta sillja në dorē

Ishin vite adoleshence kur nisnin ëndrrat

Ti shkruaje një vajze duhej jo thjeshtë letër e bojë.