Poezi -Arjana Fetahu Gaba 

1. AI DHE VAJZA

Do të doja të gjendesha mes resh

Për mos parë atë me një tjetër në krahë

Zemra m’u drodh si të jesh mes rrufesh

Bota m’rrëshqiti në copëza m’u nda.

Ajo dukej e çelur në krahët e tij

E pashë disi vjedhurazi pa u kuptuar

Ndërkohë u mundova lotët të fshij

Sa keq që më kishte harruar.

Mu duk I huaj si jo nga ky planet

Ndaj në shpirt provova tjetër ndjesi

Padyshim zhgënjimi deri në asht të vret

Jo kjo s’mund të jetë aspak dashuri.

U zhburrërua në çast para meje ai

Kuptova arsyen që ishte larguar,

E shtangur mbeta gjithsesi

Si një trup pa shpirt e i shuar.

Vetëm qielli ishte I qartë atë ditë

Si ndarja të jetë kaq e thjeshtë

Kurajo i dhashë vetes kokën ngrita lart

Dhe eca rrugës tjetër me lot si një vjeshtë.

2. Lamtumire..

Mos me prit nesër,

pasnesër,

as dhe të dielën mos më prit,

as në këtë,

e as në atë vit…

Ti mbetesh për mua,

i vyeri mik,

e unë,

e largëta dritë….

A.F.Gaba

#everyone#follower#explorepage#followforfollowback#everyonefollowers#everyonehighlights