Për Lushnjën tonë, secili prej nesh ndihet pak Odise…Hyqmet B Hasko

Për Lushnjën tonë, secili prej nesh ndihet pak Odise…

Ja përse shkruaj për poetët, shkrimtarët dhe artistët e Myzeqesë..

Udhëtimi në kohën e shkrimit është perfeksion, një magji, një flirt kozmik, ku estetika ka kryet e vendit. Shkrimtari dyshon, kërkon, klith e deshiron dhe nuk i ndahet dilema ekzistenciale. Vallë

përse shkruaj? Heshtja qarkon mendimin e kthehet në rebus. Kjo është një pyetje e lashtë sa vetë shkrimi letrar dhe estetik, që mbart shumë të panjohura dhe enigma. Nuk është as vendi as koha ti renditim e të zhytemi në filozofime e reflektime të thella. Një pyetje, jo më pak emocionuese dhe perfshirese është pyetja tjetër: Pér kë shkruaj? Cilat janë shtytjet dhe motivimet e mia për ata që shkruaj?

Ëndrra shkrimore është brenda shkrimtarit dhe nuk ka një kohë apo prag se si dhe kur lind e formesohet si qellim apo kauzë jetësore…

Çdo njeri i kësaj bote ka brenda vetes Itakën e tij, Ajo rreth se cilës vertitet në ëndrra, edhe kur ndodhet mijera kilometra larg. Itaka është vendlindja, ajo lidhje gjenetike rrenjesh e degësh, që të shtyn ta rizbulosh me anë të shkrimit letrar.

Itaka ime është Lushnja, rreth së së cilës vertiten si xixëllonjat- në një natë vere mendimet dhe kujtimet e perfytyrimet e mia, një pjesë e të cilave marrin shtegun estetik e kthehen né produkte letrare dhe artistike.

Kam shkruar shumë për Lushnjën: reportazhe, ese, shkrime të natyrave të ndryshime publicistike e letrare, por akoma më shumë kam shkruar pér poetët dhe shkrimtarët, për historianët dhe njerëzit e mendimit, për artistët e saj.

Duke qenë epiqendër e emocionit tim estetik, Ajo ka shërbyer pér ta ristartuar endrren letrare në gjithë hapësirën shqipfolese të shqiptarisë.

Kam shkruar e do të shkruaj per te gjallë e të vdekur të pavdekshem, per ikona e letraré në rritje e formim, për letraré të rinj dhe modele të shkrimtarisë shqipe. Lushnjën e kam zgjedhur për hir të kujtesës dhe emocionit, siç bën bie fjala Agolli me Devollin apo Kadareja me Gjirokastren, pa synuar aspak, kurrësesi jo, ta rendis veten në maja të tilla …

E konsideroj si një borxh shpirti që ua kam njerëzve elitarë të qytetit tim, ajkës së shoqërisé, që i japin tone paqeje e harmonie dhe e stolisin me thesarë mirësie Qytetin tonë të dashur…

Ua kam borxh poetéve të Qytetin tim, se mbajnë ndezur farët e shpirtit të bukur, llamburitjen e dritave të brendshme, këngën e sirenave në agimin e Ditës së re…

Të rrosh për këtë magji është bukur, vërtetë bukur!

Ua kam borxh shkrimtarëve, që me krijimtarinë e tyre të larmishme, me tematikat, qasjet, idetë dhe kauzat estetike, kanë projektuar dhe realizuar një qytet ëndërr, siç do të deshironte secili prej nesh që ta kishim. Shkrimtarët e qytetit tim, nga dashuria për Lushnjën tonë, e kanë ngritur ate në lartësitë e kultit, e kanë magjijuar dhe shenjtëruar…

Ua kam borxh historianëve të qytetit tim, që kanë nxjerré nga skutat e arkivave dhe gjurmët e breznive tona, palcën e identitetit tonë myzeqar e më gjërë. Na kanë bërë një shërbim të madh, si misionarë të vërtetë, të cilët qyteti ynë duhet t’i ngrejë në piedestale nderi…

Ua kam borxh artisteve, kengetareve, aktoreve, piktorëve etj, që me artin e tyre të magjishëm dhe emocional na kanë sjellë një qytet me të ngrohtë, me të dashur e më të mrekullueshem, që e duam dhe e projektojmë të gjithë në ëndrrat dhe vizionet tona…

Unë shkruaj për Lushnjën time se ma do zemra e shpirti, se nuk mund të rrijë pa shkruar …

Unë shkruaj për elitën artistike të qytetit tim, se kërkoj të gjejë në çdo shenjë e gjurmë të tij, krenarinë, sharmin dhe elegancen lushnjare, gjurmët e saj në kohë – hapësirën e shqiptarisë…

Nuk mund të rrijë pa shkruar, se më duket sikur më gjëmojnë në vesh sirenat e Circe’s, që e ndiqnin Odiseun në aventuren e tij unike …

Lushnja nuk është thjeshtë një qytet, nuk është thjeshtë vendlindja ime, por është kujtesë e mall, pérjetim dhe emocion, shpresë dhe dashuri, që rrjedhin vrullshëm në zemrën time…

Ja perse shkruaj ..

Ja për kë shkruaj.

Ja pse nuk kam reshtur e nuk do të reshti kurrë s’e shkruari e së ëndërruari për një qytet ëndërr, pêr një qytet elitar, të cilin njerëzit e saj më të dashur, palca dhe sharmi i identitetit lushnjar e myzeqar, e kanë ngritur në kult dhe e kané përcjellë si një mesazhim zemre, amanet për brezat dhe kohët…

Të shkruash, thotë një i urtë, do të thotë të rilindesh çdo çast bashkë me fjalën…

Është një udhëtim, sa real aq dhe simbolik, që nis nga vetja dhe nuk mbaron, as me kohën fizike të shkrimtarit …

Shenjat dhe gjurmët që mbeten pas janë shenjime ditësh dhe stinësh mundimi e vuajtje të ëmbël, për të cilat, fundja, ia vlen të dalësh në rrugë dhe të nisësh udhëtimin letrar…