Tjetër dritë -Ruzhdi Gole

Ruzhdi Gole

Tjetër dritë 

Më pak ndezulli, më pak ndezulli,

pastaj : le të ndizemi çka ndijmë 

gjersa ledhemi ende përkrah,

hershëm për të hershmit

koha s’na del më tepri

na rrëmben, sikur 

na le edhe ca.

Pamjet tona luhaten, përpiqen 

shpejt të fshehin vyshkjen 

ngadalë për të shpëtuar 

nga e bukura djallëzi, 

Dritë, eja të ngazëllehemi 

lumthi pa “oh e ah”

epërmi, ngadalë 

tepër pa tepri.