E fitoi dhe papagalli…Luan Sheshi

E FITOI DHE PAPAGALLI…

(fabul)

Të parin çmim mori sot,

si këngëtar ky Papagalli…

Qe i zoti…dhe jo më kot,

tani qan…më jo nga halli…

Imituar kisht pat përditë,

pyll më pyllë duke rendur…

Pushtetarë…dhe Opozitë,

hiç për ta nuk qe trembur…

E Juria tash e shperbleu,

çmim të parë atij i dhanë…

Me sa duket…e zhgënjeu,

se për çfarë nuk ia thanë…

I krekosur…çmimin tund,

e s’kuptoi…që qe genjyer…

Imitonte pyjesh…pafund,

krye-lart e pendët shqyer…

Shpejt harroi ky Papagall,

që në këngë hiç s’ia thosh…

Djersët çurg…erdh vërdall,

kur s’ia vlejti…asnjë grosh🙈

Luan Sheshi : 29 tetor 2025…