Genta Kaloçi

Vlerësimi i saktë në momentin e në rrethanat e duhura është sukses!
Nënvlerësimi dhe mbivlerësimi janë rrënja e së keqes njerëzore në nivel personal dhe kolektiv.
Jepi secilit as më shumë e as më pak sesa atë që meriton, duke marrë parasysh jo fjalët që thotë, por vendimet dhe veprimet që ndërmerr. Këtë e kam parim jete, dhe metrin tim në lidhje me veten, të tjerët, familje, të njohur, të panjohur.
Vlerësimi është shkalla e duhur matëse që përcakton me saktësi suksesin, fitoren, ose humbjen ndaj kundështarit/armikut. Por, që të bësh një vlerësim të saktë të situatave, njerëzve, epokave, sistemeve, marrdhënieve nuk është edhe aq e lehtë sesa duket kur e shqipton si fjalë.
Çelsi i botës është vlerësimi, por ta nxjerrësh atë duhet të eleminosh egon. Ego-ja deformon vlerësimin duke i dhënë kështu parametra të tjerë asaj në format e nënvlerësimit dhe mbivlerësimit.
Një vlerësim i gabuar është jo vetëm problematik, i pavlefshëm, por edhe i rrezikshëm se sjell rezultate të gabuara, të deformuara në shkallë personale, familjare, shoqërore, vendi, shteti me pasoja të rënda. Diçka të tillë kemi tre dekada që paguajmë në lëkurë për gabimet katastrofale të nënvlerësimit dhe mbivlerësimit tonë në shkallë kombëtare ndaj realizmit socialist- Enverit dhe kapitalizmit dhjerokratik- kupola e jashtëqitjes – sali shpk.
Vlerësimi sipas meritës është balanca në marrdhëniet njerëzore që reflekton në shoqërinë kolektive. Përndryshe kemi eksperimentin dhjerokratik me kupolën e jashtëqitjes që në përpjekjen e mbivlerësimit të vetes nënvlerësojnë ata që vërtet duhet tu njihet merita e vlerësimit të balancuar.
Nëse jo, atëherë me përllogaritje matematikore do vuani si në këto tre dekada e gjys nga dekadenca juaj mediokre. Vlerësimi i saktë i gjithçkaje përreth nesh është ekuilibri i jetës ndaj jetës për jetën nga jeta!