Kam rendur, e do të rend përsëri…Tomi Buzi

Tomi Buzi

Ripostim !

Kam ecur, kam vrapuar e djersitur, rrugë

e pa rrugë ,

Kam dihatur vetminë nëpër vapën

e thatë ,

Kam ndier peshën e rëndë të të qënit burrë ..

Ashtu siç kam ndierë peshën e një veprimi të prapë !

Jam ‘burgosur’ brënda vetes për një fjal të marrë,

Kam rendur për një buzëqeshje rugëve plot baltë,

I lodhur nga hipokrizia e njerëzve, edhe kam qarë ..

Siç jam lumturuar nga fjala e miqëve

gojë-mjaltë !

Kam fjetur mbi libra netëve të dimrit të gjatë ,

Jam gdhirë si trungë i ngurtë maleve në mërgim ,

Kam ndier tmerrin e demonit të ‘hijeve’.. nëpë natë..

Ndoshta, edhe rënkime të shpirtit deri

në vegim..

Jam endur me vetëdijen time si Anteu

për miqtë ,

Ëndrrat me dhelpra i kam ‘vrarë’ pa e ditur..: Pse ?

Kam ndier kafshimin, më të hidhur se gjarpërinjtë ..

Jam fshehur si Ajnshtajni, përball pseudo- shkencës së ‘re’ !..

Kam parë dy botë përball njëra-tjetrës, plot zhgënjime

Jam ndier i dobët përball ‘lëvozhgës’ së kësaj historie,

Kam ‘grisur’ fletë librash plot me mashtrime..

Siç kam demaskuar ”shkencëtar”..

në poltrona akademie..

Kam endur gjurmë mbi gurë e baltë të vendit timë,

Kam çuar dritë në kthinat e errëta të hedonizmit ,

Kam bërtitur fortë për gjëmën Shqiptare : Tradhëtinë ..

Për Gjeografinë e ‘Ballkanit të hapur’, të globalizmit !

Kam ndier dhimbjen më të thellë të vetmisë ..

Endur si rrjet merimange mbi shpirtin

tim të lirë ,

Kam ndierë, se mbi trupin tim thonjtë

e tradhëtisë ..

Duan të infektojnë ‘sifilizin’, e një bote

më të ”mirë” !..

Më trëmbin anonimët, ‘miqtë’,që gugasin përeth meje,

Më trëmbë e ardhmja e brezit që po vjen me nxitim,

Më trëmb gjuha, gjeografia e ‘RE’, me perde reje..

E gjithëshka ,që shkonë pran meje, me tërbim !

Libri, më qetëson shpirtin, s’më tremb aspak,

Pran tijë ndihem i gjallë, plot jetë e shkëlqim,

Në mes vargjesh fle, e në mes tyre zgjohem prap..

Nën ret puplore të bardhësisë së

shpirtit tim !

Do të eci, do vrapoj sërish rugëve me erë

e me shi ,

Ndoshta do ndez zjarre si Prometeu për njerzit e mirë,

Do të ngrysem mbi penë, e mbi të do të gdhihem përsëri..

Si murgu Guljem, do të mbjellë qelizat e një bote të lirë !

Tomi Buzi !

Shqipëri.