Hëna-Gezim Llojdia

Gjatë mërgimit në kërkim të dritës

Gezim Llojdia

1.

Kur hëna ngrihet në qiejt e saj të vetmuar, yjet heshtin.

Dhe kur bie hëna në netët e saj, yjet duken sikur vdesin.

…Ishim të shtrirë, përmbi gjineshtra. Gjineshtra ,ka një lulëri të verdhë, aromatike.Ishte gjumëndjellëse. Fjetëm kapicë. Fjetëm grumbull, si zogj të lodhur pas udhëtimesh të gjata.

Gjethe mbështjell.Engjëjt na vizituan shpejt por me ëndrra të harueshme. Kaluan atë çast përpara nesh shtergët e heshtur. Syftohur. Pafolur. Pa klithur një grimë. Pa na njohur.

Era luante lehtë nëpër lule, dhe gjethja na mbështillte si mantël i një nate të shenjtë.

Pastaj një klithmë e largët e preu ajrin:

-Ushtria!Ushtria!

Kodra përkarshi u mbush me një dritë verbuese, si shigjetë prej qielli.

-Ç’është kjo dritë, projektor ushtrie?

-Jo, -tha udhërrëfyesi, andej ka vetëm pyje të moçëm dhe shtigje kafshësh. Ushtria nuk rri në pyje.

Dhe atëherë, hëna doli e plotë e kuqërremt.E qetë, e frikshme.

Skicuam në tokë fytyrën e saj. Dhe gërvishtëm gishtin, sikur të nënshkruanim një betim të lashtë.

2.

Leshverdha mashtruese. Fytyrë argjendja. Hajdutja e dritës.Mesëkëputura e natës. E mistershmja. Tinëzarja.

Ne ishim udhëtarë. Mërgimtarë të lartësive të pashkelura. Që gjesdisnim udhëve- pa udhë, në lartësi të pashkelura .

Në malësitë jugore, hëna bëhej pasqyrë.Dhe ku dielli linte hijen e vet të zbehtë, një kujtim drite që s’ngroh askënd.

Në malësitë tona hëna ishte drita ku dielli zbriste në tokë, fytyrën e tij të zbehtë.

Në këto malësi jugore,agu sillet me një erë therëse.Atje, agimi, të zgjonte nga çdo ëndërr e mirë.

-Do të bëhem zog dhe do të fluturoj në këto lartësi resh!

Do të bëhem zog, dhe do të fluturoj do qëndoj mbi këto re, që flenë mbi pyje!

Pyje të veshur Këta drurë të hershëm,të rinj dhe të moçëm. Zgërbonja drurësh shekullor të vrarë nga rrufeja. Marrim lartësi dëbore.

Në mars,këtu kemi gjetur dëborën trumba-trumba. Kurorat e drurëve, qarthojnë syrin e diellit. Marrim,nga një gur.

-Kush do ta qëllonte ketrin,që varej në degë lisi ?

Përse ,do të duhej ta bënim këtë marrëzi ?

Ne ishim udhëtarët e viseve të pashkelura.Pothuajse po jetonim fshehurazi nëpër male ,gati po vdisja nga frika kur të zbrisja te udha.