(Emigrimi)
Gezim Llojdia
1.
Kur bie hëna në netët e saj, ka heshtje yjesh .
Ishim të shtrirë, përmbi gjineshtra. Gjineshtra ,ka një lulëri të verdhë, aromatike. Ishte gjumëndjellëse. Fjetëm kapicë. Gjethe mbështjell. Engjëjt na vizituan shpejt por me ëndrra të harueshme. Kaluan atë çast përpara nesh shtergët e heshtur. Syftohur. Pafolur. Pa klithur një grimë. Pa na njohur.
-Ushtria,ushtria. Një klithmë. Çaste rrëmuje. Kodrat përkarshi derdhën një dritë verbuese. -Ç’është kjo dritë,projektor ushtrie ?
-Jo,tha udhërrëfyesi. Andej ka vetëm pyje të moçëm dhe rrugë kafsharësh. Ushtria nuk rri në pyje.
Pak çaste vonoi dhe plot u shfaq fytyra e hënës.
2.
Leshverdha mashtruese. Fytyrë-argjend . Hajdutja meskëputura. E mistershmja. Tinëzarja.
Në malësitë jugore hëna ishte pasqyra,ku dielli zbriste në tokë, fytyrën e tij të zbehtë.
Në këto malësi jugore,agu sillet me një erë therëse . Do të bëhem zog dhe do të fluturoj në këto lartësi resh!
Pyje të veshur. Këta drurë të hershëm,të rinj dhe të moçëm. Zgërbonja drurësh shekullor të vrarë nga rrufeja. Marrim lartësi dëbore. Në mars,këtu kemi gjetur dëborën trumba-trumba. Kurorat e drurëve, qarthojnë syrin e diellit. Marrim,nga një gur.
-Kush do ta qëllonte ketrin,që varej në degë lisi ?
Përse ,do të duhej ta bënim këtë marrëzi ?
