
I fshiva lotët, buzëqeshjen vesha.
S’ka më vlerë, as sens, jo e jo.
Kush s’di të ndajë të mirën nga e keqja…
Mos prit që ty të të vlerësojnë ..
Mos prit nga ata njerëz mirësira ,
është fjalë e huaj, kuptimin s’ia dinë
Gjërat me vlerë, s’kanë shumë fytyra .
Kanë veç një, me sytë që i ndrijnë.
Valentina Todhri