Dhimbja lind mirësinë!-Çerazela Kondi

Dhimbja lind mirësinë!

Ekzistojnë njerëz, që peshë

të rëndë mbi supe mbajnë.

Që kalojnë ditën,me një ngulç

stomak.

Dhe natën,me mendime

që vështirë ti tregojnë.

Por janë ata njerëz që do të pyesin

” je mirë?”me sytë plot interesim.

Do të qëndrojnë pranë,pa fjalë.

Do të të mbështesin.

Akoma dhe kur këmbët e tyre

dridhen,nuk mbajnë.

Përse?

Sepse e dinë çështë dhimbja

dhe sa rëndësi ka një përqafim,

një fjalë e mirë,një jam këtu

për ty.

Sepse shumë herë, kur të tjerët

ndihmon,ëmbëlson shpirtin.

Është bekim,të jesh njeri i tillë.

Është bekim,të jesh oksigjen

atje ku të tjerët,nuk marrin dot frymë…

Dhe në ndjehesh e lodhur,kujtohu.

Ke brënda vetes,një forcë që

nuk të tradhëtoi kurrë.

Dhe do të vazhdosh ta kesh.

Sepse meriton dritë.

Sepse diku,dikush,pret.

Nga ty të marri forcë.

Nga buzëqeshja jote në fytyrë,

edhe kur gjithçka dhëmb.

Çerazela Kondi,6 Nëntor,2025,Athinë!!