Luan Sheshi

M’U MËRGUAN TË GJITHA SOT
Dielli, Hëna…dita, e nata,
edhe muzgu tek derdhi lot,
flakadan, heshtjesh të gjata…
Fate, njerëz, dhe dështime,
mbledhur tok…në harresë,
m’u mërguan ca kujtime,
poshtë e lart…në paadresë…
Rrugë, urë…e kalimtarë,
sorollatjesh…kot së koti,
të pandehur, e dëshmitarë,
mekur Jetët…nën pikë loti…
M’u mërguan të gjitha sot,
stuhi, erë…edhe puhizë,
kërkoj fillin…e s’e gjej dot,
turbull Hëna…nën kërthizë…
Luan Sheshi: 11 nëntor 2025…