M’u mërguan të gjitha sot…Luan Sheshi 

Luan Sheshi 

M’U MËRGUAN TË GJITHA SOT

M’u mërguan të gjitha sot…

Dielli, Hëna…dita, e nata,

edhe muzgu tek derdhi lot,

flakadan, heshtjesh të gjata…

Fate, njerëz, dhe dështime,

mbledhur tok…në harresë,

m’u mërguan ca kujtime,

poshtë e lart…në paadresë…

Rrugë, urë…e kalimtarë,

sorollatjesh…kot së koti,

të pandehur, e dëshmitarë,

mekur Jetët…nën pikë loti…

M’u mërguan të gjitha sot,

stuhi, erë…edhe puhizë,

kërkoj fillin…e s’e gjej dot,

turbull Hëna…nën kërthizë…

Luan Sheshi: 11 nëntor 2025…