Dera e vjetër-Bardhyl Sh Ferizi 

Bardhyl Sh Ferizi 

Dera e vjetër

Re të hirta

Shi t’mërzitshëm

Mbi kulmin e saj lëshojnë

Tjegullat e lagura,

Pritueshëm

N’kalldremin e ngjeshur pikojnë.

Ulur mbi pragun e derës së vjetër

Kujtimet para syve parakalojnë.

Ditë e ftohtë vjeshte

I tretur

Dryrin e zinxhirin e ndryshkur, shikoj.

Të ngratën derë të hapet ndalojnë

Zë as fëmi, n’oborr më s’ka

Currili ujit nën pragun e saj

Si dikur nuk rrjedhë, ma

Gozhdat e ndryshkura

Të kaluaren tregojnë

Kur nuset hynin,

Dhe fëmi të gëzuar

Nga ajo dilnin pa pra

Burra të armatosur preheshin

Nën strehën e saj

Të ulur mbi gurë.

Sot

As zog, as cicërrima ma nuk ka

As nga dudi i vjetër në oborr

As mbi mur.

Zinxhiri drynosur rëndë mbi te peshon.

Lamtumirë atë ditë as që i lan

Kur bileta aeroplani mbi pragun

E kalbur aty nga çanta ranë

Mbi kalldremin e ngjeshur

Aty krye rruge,

E lashtë, e vetmuar,

Nga gëzimi tanimë e zhveshur

Derë e vjetër Gjakovare

Rri e nuk bëzanë…

BF.