Genta Kaloçi
9 KORRIK 2016

Unë jetën gjithmonë e kam parë si një ekuacion me dy të panjohura që barazohen me zero absolut.
Ajo që më ka pëlqyer nga ushtrimet matematikore ka qënë sesi mund ti aplikosh ato në jetën e përditshme. Gjithmonë si fëmijë kemi pyetje shumë intriguese aspak idjote, e injorante kur donim të dinim përse i mësojmë kur s’do kemi nevoj ti përdorim ato.
Eh, sa e çuditshme jeta me bukurinë e saj si në thjeshtësinë dhe zgjidhjen e një problemi matematikor. Unë gjithmonë kam menduar se në ekuacionin Jetë unë isha e panjohura x-iks dhe y-ipsilon ishte çdo gjë tjetër e panjohur që sillte jeta nga lindja deri te vdekja që simbolizohet me barazimin e vlerës zero.
Eh, sa e çuditshme është jeta, në varësi të vlerës që i vendosim x-iksit dhe y-ipsilonit do të shohim nëse ekuacioni ka një, disa ose asnjë zgjidhje.
Eh, sa e bukur të dish ta lozësh këtë lojë argëtuese mëndjeje që në çdo eksperiencë ti i shton iksit tënd një shifër numerike (pozitive) dhe njëkohësisht ipsilonin për çdo problematikë/sfidë ose individ që sprovon ekuacionin tënd personal për të arritur qëllimin e një objektivi universal. Çdo problem ka zgjidhje në jetë, jeta është një problem në vetvete varet cilat kombinime vlerash do të përdorësh që të kesh një ekuacion me zgjidhje ose një jetë të humbur e të çorientuar. Sa bukur të merresh me ekuacione jetësor kur di që vlera =1 është për çdo individ në kërkim të vetvetes dhe vlera =2 është për plotësimin e vetvetes në gjetjen e ndjenjës së dashurisë universale.
Tani mund të vazhdoni me ekuacionet e jetës suaj e ju uroj argëtim në gjetjen e zgjidhjes suaj të vetme apo të zgjidhjeve me shumë mundësi në varësi të përpjekjeve dhe eksperiencave tuaja. Mos harroni sa më shumë praktikoheni, sa më shumë provoni keni më shumë shanse për të gjetur zgjidhje ekuacionit tuaj jetësor. Argëtim të këndshëm.