
Hej miku im ,
Mos me thuaj pse miniera prodhon ar
atje ari rrjedh lirshëm,ka burimin
unë u zgjova pak vonë,gjumi i jetës me kish marrë
tani, ka ca dhera këtu nga fillimi.
Sa e sa gjeni, këtu kanë gjetur ushqimin
fjalën kanë latuar të gjithën me ar
këtu dielli betohet për dasmën me perëndimin
betohet se do sjellë përsëri ditën që ka marrë .
Eja miku im ,eja të shkojme tek burimi
stinët e vitit këtu i lajnë gjithmonë sytë
këtu fjala ka aromë Jasemini
mjegullën këtu , ndriçimi e mbyt.
Shikoje,shikoje pra ,si qeshim vargjet
Ushqehen këtu me pjalmin e dritës
këtu vargu bëhet dallgë, i mbulon pragjet
I-ja asnjëherë si ndahet pikës.
Bota e ndritur këtu e ngjyen penën
bojën e saj ,s’guxon t’a ndryshkin koha
çdo javë e muajit, gjithmonë fillon të hënën
çdo stinë e vitit,fillimin e bën me hojza.
Eja miku im ,të çajmë labirintin
me fije ylberi të lidhim çdo dritë
koha se ndëshkoi,e mbajti gjallë Butrintin
në Apolloni dhe Berat,kanë kërcyer vet perënditë!