Këmbëngulja… Eli Nebi -Plaku

Eli Nebi -Plaku

Këmbëngulja..

Kërcejnë pikat e shiut

poshtë në trotuar..

Me xhamin e dritares

era grindet sot

ulërin,përplaset

xhamin do t’a çajë

Kjo erë këmbëngulëse

mendimet m’i trazon..

Mendime trazuar

një dëshirë m’u ngjallë

Të kem krahë, me erën

bashkë të fluturoj

Ndoshta do të thoni:

“çfarë thua: ke shkarë”

Por erës këmbënguljen

asgjë s’ja ndalon..!!

Eli Nebi -Plaku