

LEFTER SHOMO
ISAAK SOUSIS SY PA LOGJIKË( ΜΑΤΙΑ ΔΙΧΩΣ ΛΟΓΙΚΗ)
Sytë e tu, një korridor i vjetër shumë
Lotët e mbytur cifla muresh kanë gërmuar
Një qiraxhi fare i shurdhët, i pazhurmë
Në vend parullash, vargje kishte vizatuar.
Në brendësi, ka disa shkallë që të çojnë
Në një bodrum, mbushur me lodra rrangullinë
Çdo gjë që njerëzit përtojnë dhe harrojnë
Pas përdorimit, ma ngarkojnë përmbi shpinë.
Më thua mos t’i dua sytë e tu
Syve të mia t’u besoj vetëm, pa reshtje,
Por ngado gjendem, sytë e tu, ngado që humb
I kam kudo; i kam pas,përpara, brenda meje.
Bebeve brenda ndezur flakërrin një zjarr
Që të papunët ngroh e çdo të pastrehuar
Mirësi tyre shtrihet si një njollë vaj
Shtrihet që të zbusë një nevojë të ngurtësuar.
Nuk ekziston logjikë brenda atyre sysh
Veç dashuri ndjej sa më thellë shoh drejt tyre
Zjarrin i venë çdo burgu të historisë
Për të më gjetur mes përrallash, midis yjesh.
Shqipëroi: Lefter ShomoK/588i.s.α.