
ZEMËR ÇAME!
Rri zgjuar në gjakun tim një erë e vjetër,
si këngë që s’u shua kurrë në shkëmb;
zemër çame, plagë e mosdallgëzuar,
që mban mbi supe historinë e dhemb.
Ti zbrite nuse me një palë tumane,
me sherbet në duar e sy si dritë;
bota të priti ngushtë, por ti u hape,
si petku i bakllavasë me gjashtëdhjetë shtigje dritë.
Më rrite me erën që fliste Mullezi,
me duar që qepnin edhe dhimbjen tok,
fustanet fluturonin prej copezash malli,
e fjongo tirkuazi m’i lidhje në flokë.
Por jeta të theu në mes të rrugës,
të veshi zi e t’ë preu çdo shpresë;
për djalin tënd qave si det me gurë,
uria e dhimbjes s’ta la zemrën të qetë.
Sot kur t’pyes se kush shkroi këto vargje,
m’i sheh sytë butë, por s’më njeh në shpirt;
zemër çame, ti e di..kujtesa tretet,
por gjaku yt brenda meje nuk tretet kurrë në dritë.
Kaluan vite, harrimi u ul si mjegull,
malli më gjeti, por jo sytë e saj;
sot, kur e pyes kush i shkroi këta vargje,
thotë: “Një vajzë e ëmbël… emrin mend s’ia mbaj”
Migel Flor
22.11.2025
P.s
(Për nënën time)