Kjo vjeshtë e merakosur…Poezi nga  Panajot  Boli

Poezi nga  Panajot  Boli

Kjo vjeshtë e merakosur…

Me ca fasho në duar ngeli kjo vjeshta ime

Plagët të  lidh të fshatit tim

Që vera,

Me një furçë zjarri , llavë përveluese

E dogji,e nxiu,e bëri shemtim

Mes temperaturës digjej e fliste përçart ai

E vjeshta e merakosur me shiun

S’pushonin,

Pece të lagura i vinin në ballë

E era hiqte blozën,e lutej për fatziun 

Plagët e lekurës i lyeu me krem frutash

Të ringrihet Mbretëria e Gjelbërimit

Si mami,

Netë të tera gdhiu mbi ullinjtë mëma

Të lindnin fëmijët e  trashëgimit

Për sytë e bukur të fshatit tim që lotojnë

Merakoset vjeshta ime e mirë

Me penel,

Retushon ballin  e rrudhur , të zverdhur

Qerpikët e djegura  e vetullat e nxirë