Shkruar nga Sami ARIFI
Komandant Njazi Ramush Azemi

Njazi Azemi u lind më 16 qershor të vitit 1970, në fshatin Mogillë-Komuna e Vitisë. Shkollën fillore e kreu me sukses, ai katër vitet e para i mbaroi në fshatin e tij të lindjes, ndërsa katër vitet e fundit në Vërboc. Njaziu shkollën e mesme e mbaroi në Komunën e Vitisë, ai si nxënës i shkollës së mesme ishte pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1989. Pa hezitim me shfaqjen e UÇK-së Njaziu iu bashkua Brigadës “Bedri Shala” në Zonën Operative të Dukagjinit si pjesëmarrës i pathyer në Betejën e Kosharës. Edhe pas çlirimit të Kosovës Njaziu ishte në përpjekje të mëdha për çlirimin e tokave shqiptare që ende ishin nën pushtimin e egër serb, Lufta në Luginën e Preshevës e gjen me armë në dorë Njaziun në kuadër të Brigadës 115 Karadaku. Njaziu nuk besonte në sinqeritetin e palës serbe edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes për armëpushim të Luginës, prandaj nuk ishte i pajtimit që t’i dorëzojnë armët.
Njaziu me bashkëluftëtarët, Milaim Abazin-Skifteraj, Burim Berishën-Sadovinë e Jerlive, Hajriz Jakupin-Remnik e shumë luftëtarë tjerë ndodhej në fshatin Carravajkë të komunës së Preshevës, ku ndodheshin pozicionet e forcave serbe, por në orët e pasditës, më 26 mars të vitit 2001, në vendin e quajtur Stance, Njaziut-Komandant Mjekrra goditet nga një plumb snajperi i armikut. Bashkëluftëtarët e Komandant Mjekrrës e tëheqin deri në vendin ku mund t’i jepnin ndihmën e parë mjekësore, por shpirti i tij bashkohet në përjetësi me luftëtarët e lirisë për të mos vekur kurrë. Komandant Njazi Azemi-Mjekrra kishte idealin për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare për Shqipërinë etnike.
Komandant Njazi Azemi!
Atdhetarit nga Mogilla e Vitisë,
po i shkruaj vargje t’lirisë!
Në Zonën Operative të Dukagjinit,
shpërthen shtigjet e rrethimit!
Në Brigadën 134, në luftë Njaziu ishte i parë,
për liri truallit shqiptar!
Luftën shkjaut s’ja ndali kurrë,
si shqiponja n’betejë për flamur!
Komandant i Brigadës 115 u emruar,
për çlirim t’atdheut atje kishte shkuar!
Komandant Mjekrra i thonë,
ta çlirojmë thotë vendin tonë!
Në Caravajkë u përjetësuar,
n’Luginë t’Preshevës duke luftuar!
Heroikisht për atdhe ra,
trojet e shqipës mos t’jenë nën shkja!
Toka jonë gëzojnë lirinë,
n’përjetësi kur heronjë bijnë!
Në qendër t’qytetit është përmendore,
s’ndalet lufta për tokë arbërore!
Porosi e atdhetarit,
për t’sjellë lirinë n’trojet t’shqiptarit!
Ne t’përkulemi pranë bustit tij,
të betuar për liri!…

Shkruan: Sami ARIFI