Mos e harroni Tivarin !Petro Sota

MOS E HARRONI TIVARIN !

———————————–

( elegji)

Klithmat dëgjohen

akoma edhe sot,

Një masakër biblike,

që s’përshkruhet dot.

Edhe qielli kur e pa,

Pikëllimin lëshoi,

Ndërsa era dhimbjet,

gjithë botës ia dërgoi.

Kufoma që s’flasin,

shtrirë në tokë vrarë

Me sytë nga qielli,

Me lotin të tharë.

Me lotin të tharë,

të skuqur me gjakun,

-Ah, moj Kosovë,!

do na e marrësh hakun.

Bërtisnin nga dhimbjet,

bijë nënash kosovarë,

-O ju zogj, aty në Kosovë,

Tregoni çfarë ka ngjarë.

E kuptuan menjëherë,

Tradhëtinë nga brënda,

Por qe shumë vonë,

S’kish dal as hëna.

Nëpër pellgje gjaku,

tragjedi si n’mesjetë,

Si krimi më mizor,

në histori ka mbet.

Të lodhur, raskapitur

nga rruga e gjatë,

Shën Bartolomeu,

po i ndiqte çdo natë.

Një vrasje e pa besë,

Mbi katër mijë të vrarë,

Do të quhej, më i zi,

Bartolomeu shqiptar.

Por bota e shurdhër

dhe memece nuk flet,

Hordhitë gjakatare,

si bushtër mbështet,

Kohë e masakrës,

I shtrin krahët prapë,

Me zinxhira tankesh,

Mitrovicën të kapë.

Me gjak si vampirët,

Që s’ngopen kurrë,

Me kombe dhe shtete,

Ç’mënduri të sëmurë.

Që trojet i pushtojnë

duke vrarë pa mëshirë,

Gra, fëmijë dhe pleq,

sikur bishat egërsirë.

Si ujqërit në tërbim,

ushtria me çetnik,

Tundin fenë si flamur,

për pastrim etnik.

Shpirtërat e tregojnë,

me gisht gjakatarin

Ja, vrasja makabre, !

Mos harroni Tivarin !

Binin burrat të kositur,

një nga një si yjet,

S’po këndonin bilbilat,

por vajtonin në pyjet,

Serbët si vampirët,

Prita u kishin zënë,

Sapo qe shkrirë bora,

Gjetën natë pa hënë,

Burra të pafajshëm,

peng i kishin marrë,

Me fajin e vetëm,

sepse qenë kosovarë.

Nuk u gjykuan vrasësit

kurrë ndonjëherë,

Qajnë nënat kosovare,

loti kurrë nuk u shter.

Qajnë nuset e reja,

që si vejusha u tretën,

Qajnë fëmijët që u rritën,

dhe jetimër mbetën.

Vajton gjithë Kosova

për bijtë e saj kosovar,

Por kurrë s’do e harroi

masakrën në Tivar.

Petro Sota 27 nëntor 2025