Atdheu im!Shire Dhima

Atdheu im!

Atdheu im!

Për ty sa ndjehem krenare!

Ëndrra e çdo shqiptari,

përkëdhel viset e tua.

Tek shkëmbi i shqiponjave

shqiponja frymë ka marrë

të bëj një fole

tek emri yt mes shkronjave.

Atdheu im

Mbi shpatullat e tua

Shekujt vetë kanë firmosur

Për sa e sa luftra me radhë

historia, fletet me gjak palosur

mbi gjakun e derdhur,

lule Lirie mbin në cdo prag.

Atdheu im!

Për ty su mposht kurrë Skënderbeu

Njëzet e pesë vjet tek ty mbolli liri

Nga shpata e tij, dhe sot tundet dheu

flamuri valvitet,veshur kuq e zi.

Dritën tënde të lirisë

E ndezi dhe njëherë Ismail Qemali

28 Nëntorë,n’ballkon të shtëpisë

si zjarrë kuqonte flamuri,sa u dogj stralli

kërcyen vallen e lirisë, gjithë shqipet e Shqipnisë.

Gëzoi atëhere Shqipëria e madhe

Më vonë ujqër dhe cakenj e coptuan

E plagosen Nënën time,hallemadhe

Shqiponjën nga flamuri , kurrë se larguan.

Sot gëzon Shqipëria,veshur e gjithë kuq e zi

Festa e flamurit,krenon çdo shqiptarë

Bijat e saj ngjitur,Kosovë dhe Çamëri

Me shqipen në zemër,flamurin qëndisin mbi ballë.