Ajo hyjneshë e pafat-Bukurie Buçpapaj

AJO HYJNESHË E PAFAT

Dhe universi, planetët rreth saj,

u përulën nga bukuri femrore,

Dielli buzëqeshi lëshoi,rrezet arë,

Mbi faqet e sytë bojëqiellore.

Retë u tkurrën në një cep,

hëna xheloze u zhduk papritur,

Nata mbi qerpikë u mbështet,

Errësira dritë u bë, nga ti moj e bukur.

Nata i fliste asaj, vrapoi për ta puthur.

Ajo pakëz dinake luante kukafshehtaz,

e me flokët e verdhë, era gërshet ka thurë.

Yjet,

kurorë diamanti i thurën sakaq.

U çmënd bota qiellore pas hyrisë,

Tokësorët po ashtu fare më keq,

I thurën asaj vargje të dashurisë,

Në fund fare e fitoi ai që ngjan si dreq.

Autore

Bukurie Buçpapaj