Akoma të pres në rrugë-Nexhat Bexheti

Nexhat Bexheti

 

 

Akoma të pres në rrugë
Mos më pyet ku kam qenë
Prej se kur s’ishe ti pranë meje
Nëpër ditët brejta qetë
Sikur hija kujtimet
Çdo fjalë që ruajta gjatë
Era tash e largoj largë nga unë
Por në zemër ngeli hija yte përgjithmonë
Akoma të kërkoj nëpë rugët
Nëpër rugët ku nuk gjendesh ti
Akoma shpresoj se hija yte do kthehet
Nga shkove pa asnjë fjalë s’the
A thua kujt i thua se të dua
Kush të thëret me emër,dhe të dua
Unë Akoma e ruaj zemrën
Aty ku e ke lërë ti
Asnjë tregim i huaj se luan dot
Sepse të thras akoma fati im je
Nëpër netë e ftohta e ndjej aromën tënde
Po ashtu edhe emrin tëndë
Papritmas mi trazon dhimbjet
Dhimbjet e paharueshme për ty
Akoma të kërkoj nëpër ata rugët tona
Ku tash ti nuk ja më aty
Shpresa më premton se do të gjej aty
Dhe se do të kthehet ndoshta hija yte
Prej nga ike pa fjalë,me shiqimin zvarrë
Kush të thëret,dhe kujt i thua të dua
Unë i shkreti akoma e ruaj zemrën aty ku e le.


A ka dalje

Si lumi i qetë që rjedhë në qetësi
I fshehi lotët e mia,a shpirti rrënkon vuan
Qepallat dridhen pa zë pa fuqi
Shpresoj dhe pres se dhimbja do ndalon
I frikohem natës dhe mëngjezit
Frikohem për fatin tone çka do ndodhë.
Çdo fjalë si brisku,çdo nat si plagë
Fëmijët pyesin pse je e mërzitur nënë
Oj tokë hapu,oh që mërzia të ndalet
Oh fat i keq,qenke dënimi im.
E dua një dalje shtegu prej këtu
Lutem të këputet veriga e zinxhirit të mjerimit
Dhe të lirohet dalja nga mjerimi i zymtë
Pyes a do të ketë dalje nga këtu
Askush nuk mi dinë dertet mua
Vetëm dielli dhe qielli më dhurojnë shpresë
Jeta s’më dhimbet mua,por e fëmijëve të mi
Pikllimi e mbështjelli këtë vendë
Ashtu si nata kur na vesh me erësirën
Si dy brigje anë e mbanë hendeku na ndan
Njëri breg hare,kurse tjetri dështim
Brigjet e përbashkëta na u ndanë
Iku ai,mua dhe fëmijët na la në mjerin
Një grua e vetmuar,pa fuqi me dy fëmi
Buri iku me një vajzë axhami,të dytë fjollë
Përbetohem se do t’a nxjeri dritën nga erësira
Si e pëhitura do t’a gjej rrugën e dritës
Bashkë me këta dy fëmijë engjellushë
Sepse n’a prinë përpara dëshira për jetën
Për mua ashtu,ashtu,fëmijët të jetojnë
Si të gjithë nënat,edhe unë sakrifikohem
Me bindjen e madhe para fëmijëve betohem.