Pemë e vogël dimri- Ruzhdi Gole

Ruzhdi Gole

RUDI  ELO

Pemë e vogël dimri

Sot u përurua një libër brohoritjesh
erdhi premtimi i ri gjithë talent
talent bekuar nga gishti,

bashkëkohësit duhet t'i hapin
vend ... pa iu dridhur qerpiku
pa mëdyshje artisti.

Në këtë përurim libri
qënka e ardhmja
poetike ...

... kudo do të lerë shenjë,

nga republika e vargjeve
më premtuesi më i fismi
i s'ardhmes epiko-lirike

ky libër ... qenkërka
zbulim kozmik
në re në qiell
pemë !!! ???

Ndryshe nga këto brohorima
libri i vërtetë rri mënjanë
përhera më gjakftohti
tharm poetik,

më pranverori mendimtar
ndoshta më i thëllimti
nga thinjat

lulebore i thëngjilltë.