Amar-Emi Krosi

AMAR*

(jo vetëm fëmijëve të Gazës…)

 

Ku mungojnë fëmijët, mungon qielli.

                    Algernon Swinburne

All the children of the world cry in the same language”.

                      Leonid Leonov

 

  1.  

 

Gaza,

fantazëm prej rrënojash pejzazhesh të zbrazëta
me çfarë gjuhë më flasin
rrënojat e pluhurat dhe
copa rrobash të gjakosura
me gjurmë fëmijësh
vizatojnë qiejve ti mjegullta

                                   LIRINË!

2.

o shkretëtirë
pa lot gërmadhazh
fëmijë që lanë gjymtyrët
si kukulla të braktisura.

Amar!

Një prej tyre
njëri prej mijërave
njëri prej qindrave
fëmijëve të mbytur në lot
të braktisur
të gjymtyruar
me gjokse të hapura
të vetmuar
të shfytyruar
të braktisur
të vdekur
fëmijë të vetmuar në rrugë
duke kryqëzuar duart për një copë bukë.

Amar!

Teksa shikon qiellin përhim
(si një balonë e strërmadhe me bishta reje
degëyjeve vesojnë stuhitë
kur Gaza flakëve vetëpiqet
në stralle flakësh
dhe deteve amebat varen
perëndimeve të kripura
me ullinj të pjekura nga rrufetë
nga ku frymojnë bulçitë
e kaktuseve
pellgjeve
detrave
lumejve
shkretëtirave
se mitra e lumit nuk lind më peshq në barkun e Gazës.




3.




duarlutjet në strehime të nëndheshme
nën streha minaresh
zogjtë e vegjël flenë në foletë e djegura
se lotët e nënave janë pëllumba
që fluturojnë mbi arkivole
të vegjël ku flenë vdekjet e ëngjëjve
se dhe mitet rrëzuan të tana ligjet e vjetra
ku fjala u ba frymë dhe fryma lotus i verbër.


  1.  


pluhuri u bë strehë
në rrethimin tim kur lutjet që drejton khâ Zoti
me buzëqeshtje të n’grime
heriglofeve t‘shenjta të Kur’anit
portokallet kputen nga smogu i reve
se pluhuri mbi rrnojat e Gazës
vizaton l’kurën e pritjes
ku lulojn’ pa ermime
hijet e gjerbra të himnit
t’pakënuem
me ata që u dashnuen dhe vdiqën së bashku.


  1.  



Nuk e pashë vjeshtën këtë vit.
Nuk i pashë flakët e akacieve
si grimca zjarresh fluturojnë nga bombat
dhe më shumë bomba në Gazën plot rrënoja
ne trupa të vegjël
si lulegjaku
që gjethnojnë vjeshtash të përbaltura
përmbysur mbi kohën krahëthyer
se kohëvarret
kohëlutjet
kohëbekimet
kohëkërkimet
ka humbur udhëtimin e radhës në getin e gabuar,
se s’ka ilaçe
s’ka ujë
s’ka energji
s’ka internet
s’ ka bukë
s’ka spitale
s’ka ushqim
vetëm tërbim, tërbim, tërbim bomba dhe vdekje.




6.




fëmijët e Gazës
në sytë e sendeve shohin shkretëtirën, oqeanin,
ku molekuat e ëndërrave
si degë jasemi që mbillen nga gratë
që vdesin mbi trup fëmijësj në prehër
dhe buzëqeshjet ia varin qiellit si medalion
dhe dielli papritmas u thinj
nga kuisja e një qeni
të braktisur në një kodër të helmuar
si një shimbje e përkryer
në valle ullinjsh kokërrpjekur,

                                            Amar!


  1.  



kohët kanë humbur mbamendjet
gjymtyrëthyer përmysur për një sapllake ujë
në gastaren e agut që mbledh
asgjënë e Palestinës/ fantazmë
me hijet e qyteve shpirtlira
nën rrënoja të lirisë së egër
andej-këndej, mbillen sy blu fëmijësh të luftrave
përmes plasaritjeve të shpirtrave
dhe shkruhen epokat e hijeve të verdha
pë palatuara nag dherat e vjeshtave
të mbrume mbrëmjeve
me zogjnate të lakuriqta. 




8.

nga njëri qiell në tjetrin
qiejtë vajtojnë me lot hâne,
për të larë gjakun
që tashmë është bërë muranë
dhe toka në ugarët e saj nuk plugon më farë
por gjymtyrë fëmijësh
si trofe beteja të marrëzishme
me copëra kukullash të shqyera
për të marrë ç’të mundësh
për të kapur ç’të kapësh
se gjitherë aty mbetën sytë e botës indiferente
me lutjet e fëmijëve drejt qiellit
o Allah
o Zot
o Perëndi!




9.




askush nuk i dëgjoj, askush!
Dhe qiellit një ditë
Zoti “vizatoj” lotët
që mbeten si statuja
me mbishkrime të mijëra fëmijë të tjerë
me emrin Amar.
Dhe mijëra Amarë të tjerë të gjithë botës
që “flijohen” në luftra të çmendura
kur Neronët e botës moderne çirren
anembanë metropoleve moderne
me avione supërlukozë,
klithin në orgazma djajsh të ndyrë
në darkat e kurvërimit të Epstenit
që “hanë” mish njeriu,
duke zhvigjëruar
përdhunuar
skllavëruar
dhe fëmijë
për dashuritë e tyre shtazarake,
ku dhe Zoti u neverit
duke i braktisur në Gomorë dhe Sodomë
por lotët e Krishtit apo Muhametit
janë protone të vdekjeve njerëzore
por ç’rëndësi ka feja
besimi/Bibla/Kur’ani
apo ligjet e Humurabit të lashtë
kur fëmijët e Gazës akoma shtrijnë duart drejt qiellit
në shi, në diell, në erë
për pakëz shpresë

Amin!

(O zot, bukën e përditshme falas sot!

 Amin! Amen!  Allah! Zot!)




10.




se ëndërrat nuk janë pemishte
prej diellit që derdhet eshkë mbi gungat e deveve shterpa
se korja e tokëzjarrit është holluar
si lëvorja e degës së thyer
në malin e Sinait një grusht pluhuri
vizatoj një flututur të bardhë krahëthyer...




11.




sytë jeshilë apo blu
flokëpakrehur me fytyra si abazon
maskat e vdekjet të grave nën rrënoja
me pemë të djegura
me portokalle të kalbura
me fole të zbrazura zogjsh
fytyrëbardhë kufomat e fëmijëve
me rroba akoma të ngrohta
me forma buzëqeshjesh të bukura
se shkronjat e bombave
shkërmoqen mbi rërë së lodra
kur shpresa është poezi e pashkruar me
tatuazhe buzësh që u kafshuan
nga puthjet e fundit të ikjes
së paqes me pranga
së paqes së vjedhur
së paqes së gjakosur në altarët e dasmave
së paqes së shtypur
së paqes së asgjësë
së paqes e të shtypurve
së paqes e të vdekurve
së paqes së të dëbuarve
së paqes e të dënuarve…
dhe vrapo, vrapo përtej…përtej ferrit
deri në funbotë
në trenin e fundit pa stacion mbërritjeje
si një Lilith,
një Sarë,
një Evë,
një Hava,
një Maria,
një Merjem,
(të gjitha janë nëna, që mos qofshin
me gjoske të thara pa qumësht
se nga mitra e tyre globi rënkon)!

 

12.




se pas stuhisë së fundit
lepujt në pyll vrapojnë errësinave
të uritur për shtatë kupa
me ujë të kripur gënjeshtrash
me krahë të pupëlta shumëngjyrëshe
përmes lëngut të ngrohtë të pemëve
pa stinë dhe gjethedjegur e erëbarot
se angonia e diellit të uritur
shpirtin e kohës vret
si kafshimi i qenëve të pabesë endacakë
dhe dhimbja e trupit
të kujton plagët e ftohta të fëmijëve të plagosur
në një spital të nëndheshëm…
në drekat e mortit tavolinat lëkurëzeza
mish të pazier
dhe shalle të zinj,
mbulojnë enët e ftohta me kocka
drurësh gjetherënash
në rrugët me eshtra të pluhurta
që si thika të mprehta
therin dashuritë
pa zë,
pa trup,
pa fjalë,
pa sy,
pa gjymtyrë,
për të dashur
për të dashur
për të dashur
asgjë tjetër,
vetëm pak gramë dashuri!




Apendix
…dhe fëmijët e Palestinës janë dhembje Nazareti
janë dhe fëmijët e Kosovës
me portrete diellgjak,
janë dhe fëmijët e Izrealit
si limona Jurezalemi në dritëhën e paplotë
janë dhe fëmijët e Amerikës
që shkumëzojnë pluhur planetesh të panjohura
janë dhe fëmijët e Afrikës
akoma të skllavëruar me pranga urie
janë dhe fëmijët e Gjermanisë
dhe të Hiroshimës
janë dhe fëmijët e globit
bjond/brun/kaçurrel/flokëkuq
që i buzëqeshin lirisë mrekullisht njëlloj.




*shënim: (amar në gjuhën arabe është shpresë).

                                    Fund. 00.45. E mërkurë, Tiranë, 11 mars 2026.