Anahita -Marisa Ashiku

Marisa Ashiku

-Anahita –

O ujë i padukshëm

që ujit zemrën

me ciltërsinë e tij.

Qielli po shuhet

për pak frymë

nuk ka më zogj atje lart,

as re ,as tym .

Qyteti është përmbysur

poshtë qerpikëve të mi ,

Anahit..

Akrepat e orës

si gërshërë

presin kohën ,

në copëza të vogla

si dritare që djegin dritë

në lëkurën e carë të qytetit.

Lumenjtë e natës hingëllijnë.

Përsëri ,

bëhem ritëm gjaku i zërit tim

e rrjedh në flokët e tu

si shelg lotues

pranë rrjedhës së ujit të padukshëm.

Këtu jam ,

e frikë

se brenda tij më mbyt

nuk kam ,

Anahit …

Marisa Ashiku 4 Dhjetor 2025