Aromë vjeshte

Vjeshtë e bukur verdhullore
Shtruar rrugët si rrogoze
fletët bien një nga një
Pemët zhvishen me trishtim
Pyjet s’kanë gjelbërim
Fletët era i përkund
Lart e poshtë atje ku mund
Vite pas viti ndryshojnë motet
Dashuritë zënë largohen
Nisin zogjtë të marrrin udhë
Nuk vjen dora më mbi sup.
Paskam mall për degë e gjethe
Për një zog që nuk ka çerdhe.
Një pëllumb s’rri në degë
Yjet i kanë zënë retë.
Lumi vjen i turbulluar
Grykë e tij e mjegulluar.
Mbushur plot me gjeth e degë
Merrr me vete gurë, pemë.
Ma mbush shpirtin kjo aromë.
Ku ka fruta, ku ka mollë.
Ndizen drita, semaforë.
Nisin dasmat të gëzojnë.