Kozeta Zylo




Dhjetëra herë kam qenë pranë teje,
Mijëra herë jam djegur mall,
Arrëz e Madhe, shtegu i shpirtit,
Ti ke lindur djem të rrallë.
Ku ta dija unë fëmija,
Se një ditë do vija nuse,
Dhe orizin përmbi portë,
Do ma hidhte nëna Lute?
Aty vajzat rrokin qiejtë,
Se pinë ujë nga çezmë e Gurrës*,
Sa kam mall për ty moj Arrëzë,
Palcë burimi, dritë e udhës.
Eca kohës nëpër zgjime,
Bashkë me trimin çava retë,
Puthmë moj puthmë tek balli i lodhur,
S’të harroj sa të kem jetë!
Shtëpi të gurta, me prush gjiri,
Dielli majave seç ra,
Farfurin në festivale,
Lule Fejzo Arrëza*!
Gurrë, çezmë e madhe me burim mali në Arrëz.
Fejzo Arrëza, legjendar, ushtarak trim që vuri nen komande 200 burra dhe luftoi kundër shovinistëve grekë, te cilet donin te pushtonin tokat. Populli i këndon, historianët e harrojnë. Tepelena duhet ta nderojë këtë trim dhe patriot zemërzjarr.